Berisha si taksa më e lartë për shqiptarët!
Erion Braçe
Një javë më parë, Presidenti Bush, ai që drejton shtetin me ekonominë më të madhe në botë, foli për të disatën herë për problemet e rënda, me të cilat po përballët ekonomia amerikane dhe frikën që ka pushtuar qytetarët e tij për rrezikun e rënies në recension. Pak ditë më parë, gjithnjë e më shpesh Gordon Braun foli për të njëjtat probleme me Britani. Zapatero, Kryeministri plot sukses i Spanjës, u tha spanjollëve se duhet të përgatiten për një sezon tjetër, të ndryshëm nga mrekullia ekonomike e viteve të fundit, tani me shtrëngesa financiare që do të ruanin treguesit e stabilizuar makroekonomik. Berluskoni, një tjetër kryeministër i një prej vendeve të G8, përmes ushtrimit të ri financiar që po imponon, vazhdon t’u flasë italianëve për problemet e rënda me rritjen ekonomike dhe “kafshimin” e përditshëm të inflacionit. Në OKB, sekretari i Përgjithshëm Mun, vazhdon të flasë për impaktin e gjerë në varfëri, ku çmimet e rritura po zhysin, shtresa të gjera të shoqërisë. Në fakt, deri më tash, vetëm sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze nuk flet për krizë edhe pse ekspertët vendas vazhdojnë t’i tremben fort çmimit të naftës, impaktit në ekonomi, madje dhe rritjes së çmimit të orizit dhe impaktit social të tij,
I dyti, mbi çdo kinez është Kryeministri Berisha. Ai jo vetëm nuk ka në gojë problemet e rënda, që përjetohen me vetëvrasje në seri në Shqipëri, por rrezaton e këndon lumturi.
Në këtë kontekst, dy gjëra mbeten: ose ekonomia jonë mbetet tërësisht e paintegruar në ekonominë botërore, ose ajo nuk funksionon mbi rregullat e tregut dhe kapitalizmit. E treta është deliri komunist ku Sali Berisha, u lind, u rrit, jeton e qeveris prej 64 vitesh.
Është për t’u habitur, por u bë e disata herë që diskutimi “Për buxhetin”, pastaj diskutimi mbi “Ligjin vjetor të buxhetit” dhe ndryshimi i tij, po kthehet në moment deliri për Sali Berishën dhe qeverinë e tij në largim.
E gjitha ndodh kur gjithnjë e më shumë njerëz vlerësojnë negativisht qeverinë, ekonominë, papunësinë, çmimet plaçkitëse, thonë gjithnjë e më hapur se: “Nuk e nxjerrim dot muajin me të ardhurat që kemi”.
Një muaj më parë, Kryeministri Berisha mori në dorë një sondazh, të financuar nga USAID, në të cilin, në seksionin “Gjendja personale ekonomike krahasuar me një vit më parë, vlerësohet: 20.4 % e shqiptarëve të pyetur thonë që janë “më mirë”, 46,6% e tyre thonë që gjendja e tyre është “e njëjtë” dhe 33 % e tyre thonë që gjendja e tyre është “më keq”. Treguesit janë të përkeqësuar.
Një vit me parë, ishin më shumë ata që ishin “më mirë” 26. 7 %, ishin më shumë ata që e vlerësonin gjendjen ekonomike “të njëjtë” 59%, dhe ishin më pak, 2-fish më pak, ata që vlerësonin që gjendja e tyre ishte “më keq” 14.3 %. Pra, janë shtuar ata që jetojnë ekonomikisht më keq.
Dy javë më parë, Kryeministri Berisha, mori në dorë një tjetër sondazh, përsëri të financuar nga USAID, në të cilin, në seksionin “Opinione mbi ekonominë për çdo bashki”, vlerësohet: Në Lezhë, 45.9 % e shqiptarëve thonë se “Ekonomia po bie”, në Shkodër 45.6%, në Fushë-Krujë 62.3 %, në Kukës 34 %, në Pogradec 53.5 %, në Fier 68.8 %, në Korçë 66.5%, në Librazhd 63.5%, në Gramsh 73.6 %. Pra, qartësisht shqiptarët, vlerësojnë atë që jetojnë: një gjendje ekonomike të përkeqësuar!
I fundit në radhë, javën që shkoi, ishte sondazhi i Institutit për Kërkime Sociale pranë universitetit të Miçiganit në SHBA. Në listën e 97 shteteve, shqiptarët janë në vendin e 92-të si “njerëzit më të palumtur në botë”. Pra, këtu nuk ka lumturi!
Në fakt edhe shifrat, numrat që materializojnë buxhetin tregojnë këtë. Sot do të duhej që Sali Berisha para orgazmës së tij buxhetore, të cilën e quan “Buxhet Suplementar”, të na raportonte se si e ka zbatuar ligjin “Për buxhetin e vitit 2008”, nga dhjetori e këtej. Meqë Kryeministri e ka për zor raportimin, do të doja të hidhja pak dritë mbi shifrat e 6-mujorit të këtij viti. Në krahun e të ardhurave të buxhetit, konkretisht të “të ardhurave tatimore”, Sali Berisha ka realizime e dështime spektakolare, me një rezultat final prej + 2.8 mld” Ka marrë TVSH 107.6 % ose 3.5 mld më shumë, pra 47.2 mln USD. Ka marrë Tatim Fitimi 138.5 % ose 2.7 mld më shumë, pra 36,4 mln USD. Ka marrë Tatim mbi Pagat 163.8 % ose 3.8 mld më shumë, pra 51.3 mln USD. Ka marrë Akcizë 87% ose 2 mld më pak, pra 27 mln USD më pak. Ka marrë Taksa Nacionale 80 % ose 1.7 mld më pak, pra 13.5 mln USD. Ka marrë të Ardhura nga Sigurimet Shoqërore 94 % ose 1 mld më pak, pra 13.5 mln USD. Si konkluzion, deliri për revolucion fiskal, luftë kundër korrupsionit etj, në kushtet e vetëm 37 mln USD mbi planin, është qesharak. Qeveria e Sali Berishës u ka marrë 47 mln USD më shumë se plani në TVSH shqiptarëve, thjesht sepse u ka marrë më shumë para shqiptarëve me TVSH mbi çmimet e super rritura. Qeveria e Sali Berishës u ka marrë 36 mln USD bizneseve si tatim fitimi, përmes reprezaljes tatimore të denoncuar gjerësisht përmes referencës më absurde, asaj të “rentabilitetit të sektorit”, që paracakton nga qeveria fitimin e çdo biznesi. Qeveria e Sali Berishës u ka marrë 51 mln USD më shumë të gjithë punëtorëve, në shtet e privat, si tatim mbi të ardhurat personale përmes pagave referuese që Sali Berisha i cakton çdo biznesi. Në total u ka marrë shqiptarëve 134 mln USD, ose 22 mln USD në muaj çdo shqiptari që punon dhe kërkon të jetojë me djersën e ballit. Mosrealizimi i të ardhurave nga sigurimet shoqërore në kushtet kur tatimi mbi pagat tejkalohet 163 %, është dëshmia më e qartë e dhunës policore ndaj biznesit. Qeveria e Sali Berishës u ka falur kontrabandistëve, veçanërisht atyre të cigareve, 27 mln USD. Dhe ky është treguesi më i qartë i korrupsionit.
Në krahun e shpenzimeve të buxhetit, dështimi i Sali Berishës është ekzemplar dhe qeveria e tij simbol i diskriminimit politik të shqiptarëve. Në shpenzimet operative të mirëmbajtjes ka një dështim me 2.4 mld ose 32.4 mln USD. Në investimet publike, ka një dështim me 5.3 mld ose 71.6 mln USD, të ndara në 12 mln me fonde të brendshme dhe 59.6 mln USD të huaja.
Rekordin ne mosrealizim e kanë vendosur ministritë lider te prioriteteve, Ministria e Arsimit me 4.4% dhe Ministria e Shëndetësisë me 2.2%. Si konkluzion: Sali Berisha ka dështuar në investimin e parave publike të shqiptarëve dhe taksapaguesve të huaj, duke i mohuar në 6 muaj 71.6 mln USD.
Sali Berisha, ka dështuar të ofrojë shërbime më të mira në spitale, shkolla, rrugë kur u ka mohuar shqiptarëve 32.4 mln USD të tjera, të cilat shqiptarët i ndjejnë në spitale pa çarçafë, këllëfë me gjithë jastëk, pa sapun, detergjentë, garza, ilaçe, ujë, vapë, zhul e infeksione, gropa në rrugë kudo e çdo gjë të nevojshme në çdo shkollë të vendit. Sali Berisha ka dështuar të zhvillojë vendin, tek ai ka fituar ndjenja barbare e urrejtjes, pra ka fituar epshi i tij për diskriminim kur nga 11.3 mld financime të brendshme 7.9 mld kanë shkuar vetëm në një objekt, nga 16.7 mld financime të huaja 13.3 mld kanë shkuar plus, vetëm në këtë objekt. Pra, atje ku po ndërtohet rruga e shekullit, po konsumohet vjedhja e shekullit, e ku fitimi patriotik për “Bechtel & Enka” është afro 40 %, 86 mln euro në 10 muaj. Të gjitha këtyre u shtohet fakti se, Sali Berisha u ka mohuar njerëzve në nevojë 2.1 mln USD “ndihmë ekonomike”, 3.3 mln USD ish të përndjekurve, 7.4 mln USD të gjithë shqiptarëve në nevojë si kompensim për plaçkitjen me çmimin e ri të energjisë elektrike, 36.4 mln USD të planifikuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për ish-ushtarakët. Dhe ky është buxheti social.
Tani le të vijmë tek ajo që ndryshoi dje me buxhetin suplementar.
1- TVSH rritet 5 mld, që do të thotë se dhe për 6 muajt që vijnë qeveria planifikon t’u marrë shqiptarëve 67.5 mln USD me TVSH mbi çmimet e rritura që paguan çdo shqiptar për çdo produkt që blen kudo, në çdo dyqan.
2- Tatim Fitimi rritet me 4 mld, që do të thotë se Sali Berisha është i vendosur që t’u marrë bizneseve në 6 muajt që vijnë 54 mln USD sërish përmes referencës së dhunshme
3- Tatimi mbi të Ardhurat nga Paga rritet me 7 mld, që do të thotë se një pjesë të mirë të palo rritjes së rrogave, pra 94.5 mln USD do t’ua marrë gjatë 6 muajve që vijnë.
4- Akciza, rritet me 1 mld, që do të thotë se Berisha u cakton me ligj normën e fitimit kontrabandistëve dhe ajo për 6 muajt që vijnë do të jetë 13.5 mln USD.
5- Investimet kapitale ulen me 11 mld, që do të thotë se në 6 muajt që vijnë Sali Berisha do t’u mohojë shqiptarëve 148 mln USD.
*Vetëm nga investimet e huaja, Sali Berisha do t’u mohojë shqiptarëve 21.1 mld ose 285 mln USD që u përkasin apo duhet të ndërtonin autostradat Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë, Fier-Tepelenë, Tepelenë-Gjirokastër, By Pass Fier, Shkodër- Hani Hotit.
6- Shpenzimet operative e të mirëmbajtjes me gjithë nevojën ulëritëse, mosrealizimin kriminal, do të rriten me 600 mln.
7- Kurse buxheti social, pagesa e papunësisë, ndihma ekonomike, pagesa ish të përndjekurve, kompensimi për energjinë, pagesa për ish-ushtarakët nuk do të kenë asnjë rritje pavarësisht nga plaçkitja e përditshme e çmimeve që gatuan hidhur varfëri. Pak javë më parë në kulm të çmimeve plaçkitëse, Kryeministri u angazhua se do të kompensonte çdo shqiptar “qindarkë më qindarkë”. Më pas, tha se rriti pagat më shumë se inflacioni, sepse për të, inflacioni është i ulët dhe këtu hesapet i bëri si “Sudja” ish-Ministria e tij e Financave. E gjitha kjo përmes aktit politik të ndryshimit të peshës specifike të “energjisë” dhe “ushqimeve” në shportën e mallrave mbi të cilat llogaritet inflacioni. Me 5% në rastin e parë dhe 4% në të dytin duke ulur ndjeshëm efektin e çmimeve të rritura ndjeshëm në llogaritjen e inflacionit. Pikërisht për këtë vetëm këtu ndodh që çmimet rriten, por inflacioni jo! Në fakt Berisha “kompensoi” 550 mijë pensionistë në qytet me 865 lekë në muaj, pra me 28 lekë në ditë, dhe në fshat me 660 lekë në muaj, pra me 22 lekë në ditë. Berisha nuk kompensoi asnjë nga 540 mijë punonjësit e fshatit. Berisha nuk kompensoi asnjë nga 220 mijë punonjësit e qytetit ne sektorin privat. Ndërkohë Berisha kompensoi me 80 mijë lekë në muaj veten apo rrogën e tij. Natyrisht që kjo është e turpshme, e pandershme, poshtëruese për qindra mijë shqiptarë në nevojë, dhe plaçkitëse për qindra mijë të tjerë që rrojnë me djersën e ballit. Rrugaçëria e mësuar dhe e lançuar në mënyrë hollivudiane nga Berisha dje në Kuvend nuk mund ta zhbëjë këtë fakt në vëmendjen e përditshme të shqiptareve. Shqiptarët e kanë sot Berishën në çdo portofol të tyre, e kanë në çdo dyqan, e kanë si TVSH tek çdo bukë, tek çdo shishe vaji, tek çdo kg miell, tek çdo vezë, tek çdo kilovat energji, tek çdo litër nafte. Shqiptarët e kanë sot Berishën në çdo rrogë, me të cilën paguhen për punën e ndershme dhe djersën e ballit, si 10 % për çdo të punësuar në qytet dhe në fshat. Berisha sot është taksa më e shtrenjtë për shqiptarët!