Miratohet akti normativ për privatizimin e ndërmarrjeve
Shitja e ndërmarrjeve të vogla shtetërore do të kryhet me tender ose me ankand.
Fabiola Çela
Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar dje aktin normativ që i hap dritën jeshile privatizimit të këtyre ndërmarrjeve. Miratimi i këtij akti u krye pa praninë e deputetëve të opozitës. Këta të fundit kishin kërkuar që në këtë akt të përcaktohej qartë mënyra e privatizimit të këtyre ndërmarrjeve, ndryshim i cili u përcaktua gjatë mbledhjes së djeshme. Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve të vogla shtetërore kishte ngecur si pasojë e ligjit të pazbatueshëm i cili datonte që në vitin ’91. Për t’i dhënë zgjidhje një situate të tillë Ministria e Ekonomisë hartoi një akt normativ, i cili i hapi rrugë privatizimit të këtyre ndërmarrjeve. Sipas këtij akti kriteret për privatizimin dhe për vlerësimin e pronës shtetërore që privatizohet, procedurat do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Po ashtu, qeveria parashikon që privatizimi i pasurisë shtetërore të kryhet nga organet përkatëse që administrohen. Po ashtu, akti normativ parashikon edhe dhënien me qira të pronës shtetërore, por kontratat do të miratohen nga Këshilli i Ministrave. Shumë prej objekteve që priten të privatizohen u përkasin ndërmarrjeve që tashmë janë privatizuar. Ndërsa një pjesë e tyre janë shkrirë dhe nuk funksionojnë më prej vitesh. Pjesa më e madhe e këtyre objekteve ndodhen në zona pothuajse periferike dhe një pjesë e vogël e tyre gjendet në qytete dhe zona të zhvilluara. Bëhet fjalë për magazina dhe depo etj. Sipas të dhënave nga Ministria e Ekonomisë, Tirana ka edhe numrin më të madh të objekteve që do të kalojnë në duart e privatëve, ku numri i tyre arrin në 17. Më pas vjen Elbasani me 13 objekte, si dhe Vlora me 11 të tilla. E drejta e parablerjes së këtyre objekteve në rast se ato janë ndërtuar mbi troje të ish-pronarëve, iu takon këtyre të fundit dhe për ta shitja e objektit do të bëhet pa ankand.