Trafiku nga Korça, Prokuroria liron policët
TIRANE - Gjykata e Tiranës liroi dje nga qelia tre prej të arrestuarve të operacionit të koduar "Korridori i lirë".
Prokuroria deri të dielën në mbrëmje kishte vendosur të kërkonte burg për gjithë të arrestuarit, ndërsa në momentet e fundit qëndrimi i akuzës ka ndryshuar në mënyrë të papritur. Bazuar në kërkesën e prokurorisë, gjykata vendosi dje "detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore" për Ilir Çipin dhe Sefer Çollakun, ky i fundit oficer policie, për Ismet Rroqin, shef turni në Kapshticë, "arrest shtëpie". Ndërsa për shtatë të arrestuarit e tjerë Leonard Belortaja, Artur Likollari, Altin Qatipi, Edmond Tollkuçi, Manol Xhamia, Mihal Shuli dhe Rajmondi Duro gjyqtarja vendosi mbylljen e tyre në qeli deri në përfundim të hetimeve. Mbi ta rëndojnë akuzat "korrupsion", "dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimi", "falsifikim të pasaportave, vizave e formularëve", "falsifikim i vulave, i stampave ose formularëve", "prodhim i mjeteve për falsifikim dokumentesh", të gjitha të kryera në bashkëpunim. Sipas prokurorisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin funksiononin si një grup i organizuar që kishte qëllim trafikimin e paligjshëm të klandestinëve fillimisht për në Greqi dhe më pas në Itali. Prokurori i Task-Forcës, që kishte drejtuar hetimet paraprake pohoi se aktualisht, është bërë e mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale që këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjës të doganës së Kapshticës, realizonin kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve të ndryshëm nga territori shqiptar për në Greqi, ku përfitimet nga ky aktivitet shkonin deri në 2 000 euro për person. "Gjatë kryerjes së këtij aktiviteti personat e arrestuar falsifikonin dokumente të ndryshëm si pasaporta, viza, certifikata, leje qëndrimi e çdo lloj dokumenti tjetër që u nevojiteshin", pohoi përfaqësuesi i akuzës, duke vazhduar se gjatë kontrollit të banesave të të arrestuarve, janë gjetur prej policisë dokumente shkresore që vërtetojnë plotësisht aktivitetin e tyre kriminal, si pasaporta, kompjuterë, certifikata personale dhe familjare në emër të personave të ndryshëm, fotografi e dokumente të tjera të falsifikuara. Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar të disa ditëve më parë pohoi se, pas arrestimit të 10 të akuzuarve në operacionin "Korridori i lirë", janë sekuestruar 6 automjete, që përdoreshin nga këta persona për të kryer trafikimin e shtetasve të ndryshëm jashtë territorit shqiptar, 20 pasaporta dhe mjaft sende të tjera. Ky operacion u shtri njëkohësisht në policinë e disa qyteteve si Fier, Lushnjë, Tiranë dhe Korçë. Pas përfundimit të seancës së djeshme mbrojtësit e të pandehurve pohuan se do i apelonin vendimet pasi sipas tyre ishin të padrejta, të nxituara nga ana e togave të zeza dhe për më tepër të paargumentuar dhe të pambështetur në prova dhe ligj. fa.ma