E Diel, 1 Nëntor 2026

Politekniku, këtë vit do të shtohen 300 kuota

Këtë vit Universiteti Politeknik do të ketë 300 pranime më shumë duke e çuar numrin e studentëve në 1.600. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata maturantë që duan të studiojnë në këtë shkollë. 

Ndërkohë dje kanë nisur konkurset për Akademinë e Arteve dhe asaj të Sporteve. Sipas të dhënave zyrtare, janë gati 728 maturantë që kanë zgjedhur të konkurrojnë në degët e Akademisë së Arteve (AA) dhe Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” (AEFS). Maturantët i janë nënshtruar dje konkursit. Në bazë të kuotave të miratuara nga Këshilli i Ministrave rezulton se në degët universitare të arteve, do të pranohen rreth 232 studentë të rinj, ndërsa në AEFS do të regjistrohen për vitin e ri akademik rreth 150 studentë. Sipas drejtuesve të Akademisë së Arteve, rezultatet e Maturës Shtetërore do të llogariten në masën 20 për qind dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 80 për qind, ndërsa në Akademinë e Sporteve ky raport do të jetë 30 me 70 për qind. Ndërsa kandidatët për studentë në Akademinë e Sporteve, do të përballen me disa kritere në konkurrim, ndër të cilat dhe gjendja shëndetësore e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›