Berisha, simbol i të kaluarës komuniste, ia ardhur në pushtet me vullnetin tonë
Nga Ndini R. BARDHI
Sali Berisha i kishte marrë frenat e autoritetit demokrat pa dhunë, pa ndonjë iniciativë apo veprim individual të drejtpërdrejtë nga ana e tij, por nga një domosdoshmëri e domosdoshme, e padurueshme dhe urgjente, nga një kthesë revolucionare e tipit modern e bashkëkohor, sigurisht të dalluar mirë e mirë nga qëllimi i vërtetë i revolucionit, i cili, do të quhej revolucioni demokratik, por në të cilin ai skishte asnjë nismë vetjake. Ai ishte mjek kardiolog dhe nuk mendonte se ishte zgjedhur për udhëheqës. Këtë detyrë ai sia kishte dhënë kurrë vetes me dorën e tij; ai se kishte marrë, ia kishin dhënë të tjerët, dhe ai e kishte pranuar; i bindur, se detyra ishte në përputhje me të drejtën e tij dhe të tjerëve.
Më 11 dhjetor 1990, studentët demokratë u takuan me Ramiz Alinë, të cilët kërkuan vendosjen e pluralizmit politik dhe të demokracisë në Shqipëri. Nga kjo rridhte besimi i tij mbi ligjshmërinë e kthesës demokratike, që do të merrte në dorë dhe më tej, pushtetin e parë pluralist demokratik. Demokracia, te Sali Berisha kishte besim mbi idealin demokratik, mbi përgjegjësinë shoqërore e kombëtare, mbi sulmin që bënte ndaj diktaturës komuniste për pesë dekada në Shqipëri, mbi lirinë dhe të drejtat e njeriut, mbi shpërthimet e shpirtrave të vuajtur e shumë gjëra të tjera. I gjithë populli shqiptar u ngrit në këmbë dhe e mbështeti me dy gishtat lart liderin e Partisë Demokratike. Revolucioni i Demokracisë në Shqipëri është triumfi i së drejtës njerëzore, që fshiu nga kjo tokë e djegur dhe e varfër diktaturën komuniste. Gjë plot shkëlqim, shpresë dhe besim. E drejta e mohuar, që solli lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën e jetës njerëzore, sepse e drejta për të jetuar, është një e drejtë hyjnore për çdo njeri, një veti që qëndron e përhershme në jetë të jetëve dhe brezave njerëzorë si vlera më e bukur dhe më e pastër.
Revolucioni i Dhjetorit të 1990 pati një rrezatim të menjëhershëm vullkanik brenda gjirit të shoqërisë shqiptare në të gjithë Shqipërinë, i cili u prit me entuziazëm dhe gëzim mbarëpopullor. Drejt tij u lëshuan me qindra e mijëra njerëz të ndershëm e patriotë që e deshën atë, demokracinë, të drejtën dhe lirinë e vërtetë. Ky revolucion i shumëpritur ishte dhe u bë një goditje e fundit diktaturës më të egër komuniste në Shqipëri. Erdhi si një flakërimë me shpërthime të rrufeshme, që dogji, të kaluarën e shëmtuar dhe antinjerëzore. Në çastin e parë, këtij agimi demokratik iu lëshuan shumë miq të sinqertë nga trevat shqiptare e nga bota demokratike, po në të njëjtën kohë, pati edhe shumë të tjerë që i kthyen shpinën, pikërisht ata që humbën pushtetin dhe interesat e tyre. Sistemi i përmbysur komunist mori me vete gjithçka fatkeqe, por jo nostalgjinë apo keqardhjen e pesë dekadave të popullit të rraskapitur, nga varfëria dhe lufta e klasave. E megjithatë, të parët e sistemit komunist, në zhvillimin e Revolucionit demokratik, si të humburit e këtij evoluimi të ri, ulën pak kokën, sytë e përlotur e të shastisur, por jo vigjilencën, kërcënimin dhe reagimin në momentin e duhur. Në sytë e tyre, gjithmonë të interesuar, që ky revolucion, të degjeneroj në mënyrë fatale, ta bëjë përgjegjës për gjithçka dhe fajtor për këtë realitet tragjik, që lirinë ta turbullojë e të luftojë vetveten.
Ata e akuzuan si revolucion të dhunshëm kur ua kërkonte interesi, në të njëjtën kohë, revolucioni ishte paqësor, demokratik, dhe pa gjakderdhje, thoshin në anën tjetër. Më tej, luanin kartat e njerëzve më demokratë, më të pakënaqurit e sistemit komunist, më të deklasuarit, më të flaktit, më të devotshmit për të ecur përpara dhe për të mbrojtur demokracinë e brishtë në Shqipëri. Revolucionin e Dhjetorit të 1990, edhe këta të ashtuquajtur demokratët e parë, e quajtën triumf i lirisë dhe i së drejtës njerëzore, që shkatërroi njëherë e mirë komunizmin në Shqipëri. E drejta erdhi gjithë shkëlqim, sepse solli burimin e dritës me emrin Revolucion dhe Demokraci.
Këtë të drejtë, si domosdoshmëri e kohës, e pranuan me një frymë, edhe këta, të djeshmit e sistemit komunist si një e drejtë që u përket edhe atyre në kuadrin e të drejtave të njeriut në demokraci. Ky është fakt. Natyrshëm dhe pa u ndjerë, pa bërë zhurmë e tym të zi, ky fakt edhe në qoftë se përmban në vetvete qoftë edhe pak të drejtë, hap pas hapi, ai mbillet si një farë e re, që do të bëhet bimë e do të lëshojë frytet e saj në këtë realitet të ri demokratik. Pra, revolucioni dhe demokracia e re e brishtë u manipuluan nga ustallarët e sistemit të kaluar komunist.
Ato, ishin paracaktuar të bëheshin, me kalimin e kohës, një realitet i ri, në shtratin e të cilit do të mbilleshin interesat e njerëzve me përmasa gjigande dhe të përbindshme kapitale, politike, ekonomike dhe çdo gjë tjetër në kurriz të shoqërisë. Pehlivanët u bënë të parët e vendit, u bënë pronarë, u bënë zot të zotërve dhe morën lehtë e lehtë ose me dhunë tapinë e sistemit kapitalist dhe demokratik në Shqipëri. E drejta dhe e vërteta është e faktuar në realitetin e sotëm shqiptar. Kjo luftë e së drejtës dhe e faktit, nga çdo shqiptar, vazhdon e do të vazhdojë pafundësisht e ska për ta gjetur kurrë, sepse e drejta e tij u përvetësua, u tjetërsua dhe u bë e shëmtuar. Të vazhdosh dyluftimin për të drejtën e pronës, duke pasur në mëndje idenë e të qenit pronar me këtë realitet korruptiv, do të thotë maratonë gjyqesh e pafundësi të përbindshme. I tillë është ustallëku i më të fortëve në politikë, në ekonomi, në biznes, të cilët kanë marrë cilësitë e një dinastie interesash kapitale e milionëshe. Këta, me teoritë e tyre, shfaqjen në sytë e njerëzve popull shumë patriotë, kombëtarë, revolucionarë në shkallën më ekstreme të realitetit njerëzor, jo me vepra në praktikë, duke filluar që nga deputeti, kryeministri, ministri, kryetari i bashkisë e i komunës, por duke pranuar dhe dhënë idera utopike.
Gjithçka duhet të ecë, sipas tyre, në shtratin e së vjetrës apo të së kaluarës historike, qoftë ajo edhe komuniste, dhe më tej, në vijimësi të sinkronizohet me të ardhmen dhe të jetë shpresëdhënëse. Ky fakt është në realitetin e sotëm, që do të thotë se gjithçka në Shqipëri është e ndërtuar dhe po ecet me mentalitetin komunist. Në politikë e kudo janë po ata njerëz të dikurshëm të qeverisjes komuniste, që u përngjasin atyre komunistëve të PPSH, ku çdo njëri prej tyre, duke u shpallur si demokrat, lëshon aty rrënjë komunizmi dhe bëhet një komunist më vete. Secili komunist, sot i quajtur demokrat i klasit të parë, mund të bëhet, megjithëse është bërë një parti demokrate, qoftë ajo e djathtë apo e majtë, duke paraqitur para popullit një program, që përfaqëson interesat e tij. Ja, pra kush është arti, aktori dhe skenari i realitetit të sotëm demokratik: Të mbash gjallë një sistem të shkuar e ta konservosh me etiketën e demokracisë, kjo është një katastrofë e paparë; ta zgjatësh pafundësisht urën e tranzicionit dhe të zvarritësh barkas zhvillimin, progresin, mirëqenien dhe qytetërimin; ta errësosh këtë vlerë lirie dhe demokracie në shtratin e varfërisë dhe të grykësisë së paparë; ti shpallësh dhe ti quash premtimet si fitore, kur ato asnjëherë nuk janë realizuar në jetën e çdo shqiptari; ta veshësh me lavdi korrupsionin galopant në strukturat politike dhe shtetërore në Shqipëri; ta injorosh apo ta diktosh drejtësinë ligjore për interesat e ngushta vetjake; ta braktisësh demonin popull dhe ti faturosh grabitjen dhe mashtrimin, papunësinë dhe kriminalitetin e, mbi të gjitha, varfërinë e paparë; ta trajtosh njeriun e sotëm si një qenie e pavlerë dhe ti servirësh në mes të ditës idealin demokratik, mirëqenien dhe revolucionin, kur ato nuk i japin bukën e jetës, sigurinë, ekzistencën dhe më tej, shpresën e të sotmes dhe të ardhmes. Revolucioni i Dhjetorit të 1990 është një revolucion i tjetërsuar dhe i futur në tapitë e një borgjezie të re në politikë, qeverisje e kudo. Ajo është në krye të revolucionit të saj me emrin interes, kënaqësi, grykësi, ngopje dhe më tej pushtet të përjetshëm; nuk i mjafton një mandat qeverisjeje, por kërkon edhe një mandat të dytë e pse jo edhe të tretë, e pse jo edhe me pesë dekada si në sistemin e kaluar komunist.
Por, një gjë të vërtetë dhe me