Trafiku i femrave, krim kundër njerëzimit

06/03/2005 Garantoj se projekti i PD-së është para së gjithash projekti i shpresave tuaja, i shqetësimeve tuaja, i sakrificave tuaja. Ky projekt do të garantojë barazinë në familje, sepse nuk mund të ketë të ardhme nëse dy prindërit nuk janë të barabartë.
Problemet tuaja janë të mëdha dhe unë i mirëkuptoj dhe ky mirëkuptim vjen nga fakti se për dekada me radhë unë ia kam kushtuar dhe përkushtuar jetën time luftës me dhimbjen e të tjerëve, duke u ndenjur në kokë çdo ditë e çdo natë të sëmurëve.
Të gjithë problemet që ka aktualisht vendi ynë dhe ne, kanë ardhur si rezultat i sistemit të keq që po e qeveris këtë vend. Qeveritarët e kanë mendjen te pasurimi i tyre dhe jo te varfëria, që ka mbërthyer qytetarët e thjeshtë.
Kam parë fëmijët që shkojnë në shkolla, që ngjajnë me frigoriferët, por programi ynë nuk do ta lejojë më një gjë të tillë, ky program do të bëjë që fëmijët tanë të shkollohen me dinjitet, ashtu si u takon. Programi jonë do të synojë kthimin e burrave tuaj nga emigrimi
Sali Berisha premton ligje më të rrepta në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore
PD shpalos programin për barazinë gjinore në familje dhe shoqëri
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur dje se me projektet që do të zbatojë qeveria e ardhshme e PD-së do të bëhet e mundur që emigrantët të rikthehen në Shqipëri. Kjo për të dhënë kontributin e tyre dhe për të ndërtuar një jetë të qetë dhe të sigurtë, pasi në Shqipëri do të gjejnë të ardhmen. Gjatë përshëndetjes së dhënë në festimin e themelimit të forumit të gruas demokrate, Berisha theksoi: "I besoj familjes dhe vlerave të saj dhe ju jap fjalën se do të jetë ajo epiqendra më e mbrojtur e shoqërisë shqiptare, se do të bëj përpjekje të jashtëzakonshme që burrat tuaj të kthehen në vend, duke bërë së bashku Shqipërinë vendin e shpresës së madhe. Shqipëria nuk mund të jetë një vend i mjeruar, por ajo do të jetë e ardhmja". E rëndësishme për Berishën është arritja në barazinë mes burrit dhe gruas. Ndërsa arritja në integrimin e gruas në shoqërinë shqiptare, sipas Berishës, do të jetë me anë të ligjeve të forta dhe të sigurta. "Unë ju jap fjalën se ligjet do të fitojnë prehtësi të paparë ndaj të gjithë atyre që do të guxojnë t'ju prekin ju. Unë nuk num mund të vendos në OKB, për ta shpallur krim kundër njerëzimit tregtinë e fëmijëve dhe grave, por në Shqipëri do ta zbatojmë këtë, sepse ligji do të jetë më i rreptë ndaj çdo gjëje tjetër", tha Berisha. Me këtë, ai ka theksuar luftën kundër trafikut të femrave, duke e cilësuar këtë një krim që duhet dënuar rëndë. "Ne kemi dashuri për fëmijët, por diçka tjetër nuk shkon, dhe është ky sistem që varfëron çdo ditë shqiptarët, duke pasuruar qeveritarët. Duhet të shembim murin e diferencës", theksoi Berisha.
Familja
Për Berishën, simbol i besimit të palëkundur është familja, shoqëria, vendi dhe e ardhmja. 8 marsin, ai e ka cilësuar si "dita e gruas është dita e shpresës së madhe, sepse ju nëna dhe motra në çdo rrethanë dhe në çdo kohë ju keni si dritë të shpirtit shpresës dhe besimin tek e ardhmja". Ndaj për kreun e PD-së barazia reale dhe joligjore do të mbetet qëllim madhor, për të cilin do të punohet me përkushtimin më të madh. "Shoqëria, familja nuk mund të jetë e drejtë, në raste se nuk vendoset barazia reale midis prindërve, motrës dhe vëllait. Shoqëria nuk mund të jetë e drejt,ë nëse nuk vendoset barazia reale mes gjysmave të saj, pa lëre që ju jeni shumica e saj", tha kreu demokrat. Pjesë të rëndësishme të strategjisë së PD, Berisha vlerësoi dhe të ardhmen e fëmijëve.
"Nuk do të pranojmë që të çojmë fëmijët tanë në klasa si frigorifer, t’i lëmë mësuesit atyre në varfëri në mjerim. Këto do të marrin fund dhe unë bashkë me ju do të shoh me përkushtim maksimal, që fëmijët të shkollohen ashtu si meritojnë", tha Berisha.