E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha sot në Itali me ftesë të Berlusconit

Kryeministri Sali Berisha niset sot për një vizitë zyrtare në Itali me ftesë të Kryeministrit të Italisë, zotit Silvio Berlusconi. Në ditën e parë të kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të jetë i ftuar i nderit në Forumin Ekonomik “Italy and South Eastern Investment Forum” i cili zhvillohet në Verona, aktivitet në të cilin Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalë përshëndetëse dhe gjatë të cilit do të takohet me ministrin e Ekonomisë të Italisë, zotin Scaiola si dhe me përfaqësues të grupeve të biznesit, pjesëmarrëse në këtë forum. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Itali, Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, zotin Gianfranco Fini në pallatin “Montecitorio” dhe më pas do t’i drejtohet pallatit “Chigi”, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare dhe takimi me Kryeministrin e Italisë, zotin Silvio Berlusconi. Gjatë këtij takimi do të nënshkruhet nga dy homologët dhe Dokumenti i Partneritetit Strategjik. Në fund të vizitës së tij zyrtare në Itali, Kryeministri Berisha do të pritet në takim në Campidoglio nga kryetari i Bashkisë së Romës, zoti Gianni Alemano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›