Ish-ministri Hasan Halili, prefekt i Vlorës
Ish-ministri i Bujqësisë dhe ish-deputet i PD-së, Hasan Halili, është prefekti i ri i Qarkut të Vlorës. Pas aksidentit tragjik të z. Xhevahir Rexhepi, të disa javëve më parë, Këshilli i Ministrave emëroi dje në postin e prefektit, z. Hasan Halili. Vendimi i djeshëm i qeverisë mbështetet në nenet 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 4, të ligjit nr. 8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”. Propozimi për të marrë detyrën e prefektit të Vlorës nga ish-funksionari i lartë i PD-së, u bë nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Z. Halili e njeh situatën në Vlorë dhe problematikën e saj pasi i përket këtij rrethi, ndërkohë që ka qenë dhe deputet i saj gjatë kohës së qeverisjes së parë demokratike.
Qeveria, 830.000 lekë për kurimin e znj. Gjonaj
Këshilli i Ministrave miratoi dje një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2008 për mbulimin e shpenzimeve të kurimit në Gjermani të znj. Adriana Gjonaj. Aktualisht ajo mban detyrën e zëvendësministres së Arsimit dhe Shkencës. Sipas këtij vendimi, i shtohet Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, zëri “Shpenzime operative”, fondi 830.000 (tetëqind e tridhjetë mijë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve, për kurimin në Gjermani të znj. Adriana Gjonaj. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.