“Partitë të vonuara me listat e kandidatëve për deputet”
13/04/2009 TIA riapelon subjektet zgjedhore për publikimin e biografive
“Publikut t’i bëhet e ditur e kaluara dhe pasuria e ligjvënësve të rinj”
“Transparency International Albania” ka përsëritur dje thirrjen drejtuar partive politikë në Republikën e Shqipërisë për publikimin prej tyre të emrave të kandidatëve, por edhe CV-ve të tyre, duke u dhënë mundësi votuesve të njihen në kohë për cilësinë e parlamentit të ardhshëm. TIA vlerëson se në mënyrë të veçantë dy paritë e mëdha, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, duhej t’i kishin prezantuar para publikut kandidatët e tyre deputetë, ndonëse sipas Kodit Zgjedhor afati ligjor për paraqitjen e listave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është data 18 maj. “Ndryshimi i sistemit të zgjedhjeve nga mazhoritar në proporcional, i cili detyroi Parlamentin të ndryshonte Kushtetutën, ishte rritja e cilësisë dhe shmangia e presionit në të cilën ndodheshin partitë politike për të kandiduar njerëz me muskuj të fortë dhe xhepa të thellë”, - thuhet në deklaratë. TIA vlerëson gjithashtu se me sistemin e ri zgjedhor mungon kontakti i drejtpërdrejtë i votuesve me deputetin, ndaj ajo vlerëson se ky boshllëk duhet shoqëruar me detyrimin e partive politike për t’i prezantuar publikut shqiptar dhe elektoratit në një kohë optimale listën dhe CV-të e deputetëve. “Çdo kufi i mundshëm që publiku dhe elektorati të mund të njihen në kohë me biografitë e qindra kandidatëve që do të paraqiten në listat e partive apo koalicioneve të partive në këto zgjedhje, ka kaluar. Botimi në kohë i biografive të kandidatëve do të bënte të mundur që njerëzit që kërkojnë të marrin besimin e votuesve të kenë mundësi të kalojnë në skanerin e publikut dhe të medias”, - vijon deklarata e TIA-s. Sipas saj, publikimi në limitin ligjor jo vetëm nuk i kontribuon transparencës para publikut, por mund të përbëjë rrezik për dobësimin e demokracive të brendshme të partive politike dhe forcim të autoritarizmit të liderëve politikë. Pasi afron edhe asistencën e saj, TIA vlerëson si të rëndësishme amendimet në ligjin për deklarimin e pasurive, duke mbështetur iniciativën e kohëve të fundit të organizatës “Mjaft!” Në këtë kontekst dhe të ngushtimit kohor të legjislaturës parlamentare, kjo organizatë u bën apel deputetëve aktualë që të plotësojnë formularin e deklarimit të pasurisë. “TIA vlerëson se është me rëndësi që deputetëve aktualë të Parlamentit të Shqipërisë, një pjesë e madhe e të cilëve do të rikandidojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të plotësojnë në kohë formularin e deklarimit të pasurive në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Transparenca e së shkuarës, e së sotmes është garancia më e sigurt për të ardhmen dhe lustrimi më i mirë që mund t’i bëhet parlamentit të ri të Shqipërisë”, - nënvizon TIA. Në përfundim të deklaratës për shtyp “Transparency International Albania” rishprehet e gatshme për të ndërmjetësuar në rritjen e transparencës në mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, duke ndërtuar një uebsajt ku të publikohen CV-të e çdo kandidati për deputet, kontributi i tij shoqëror dhe si mendon të kontribuojë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, - përfundon deklarata.
Kodi Zgjedhor
Partia politike që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë
zgjedhore jo më vonë se 40 ditë para ditës së zgjedhjeve. Partia politike pjesëtare e një koalicioni depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 40 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Deklarimi i pasurisë
Subjektet që kanë detyrimin të deklarojnë pasuritë e tyre, detyrohen t’i deklarojnë ato në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive brenda datës 31 mars të çdo viti, gjendjen deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës të pasurive, burimet e krijimit të tyre, si dhe të detyrimeve të tjera financiare. Pas kalimit të këtij afati Inspektori i Përgjithshëm lë kohë edhe 30 ditë të tjera me paralajmërim në rast refuzimi.