Leonard Solis garon për deputet në Tiranë
13/04/2009 Kandidaturat e PDBNJ-së
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Leonard Solis do të kandidojë për deputet në listën që PBDNJ-ja do të ketë për Qarkun e Tiranës. Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule gjatë prezantimit të tij ka thënë se vendimi u mor pas diskutimeve të shumta në strukturat e PBDNJ-së. Dule theksoi se gjatë diskutimeve është detajuar programi politik i partisë që drejton, i cili do të prezantohet më datën 9 maj në kongresin zgjedhor të PBDNJ-së. Ai nënvizoi se “strukturat janë duke i dhënë dorën e fundit strategjisë dhe taktikave tona elektorale, të cilat do të synojnë shmangien e PBDNJ-së nga dialogu ose më qartë nga rituali i dialogut shterpë, pa përmbajtje, pa alternativa, që sërish rikthehet në vendin tonë përpara ballafaqimit elektoral politik të radhës”. Për sa i përket përfshirjes së PBDNJ-së në koalicion me parti të tjera politike, Dule tha se as në kuadrin e një koalicioni dhe as jashtë tij nuk mund të kesh shanse përfaqësimi politik, nëse nuk ke diçka për të thënë. Nga ana e tij, Solis është shprehur optimist për kandidimin e tij në Tiranë. “Koha ka treguar se bëj më shumë sesa them, do të jem një deputet tepër korrekt dhe aktiv, sidomos për problemet sociale, mbi të cilat kam edhe një eksperiencë të gjatë”, - tha ai.