Berisha sulm Topit, mbron Topallin
Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar dje para deputetëve demokratë Presidentin Topi lidhur me procedurën që ky i fundit zgjodhi për të çuar në Kuvend pesë dekrete për në Gjykatën e Lartë.
ADI SHKEMBI
Në mbledhjen që ka zgjatur rreth 60 minuta, pasi janë larguar mediat, Kryeministri është shprehur se nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që presidenti të mos konsultohet paraprakisht me partitë politike për emrat që ka çuar për votim në Parlament. “Në vendimin për dekretet e presidentit, maxhoranca duhet të udhëhiqet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që kërkon konsultimin e Presidentit me Kuvendin. Nuk ka ndodhur asnjëherë dhe kjo është hera e parë që Presidenti të mos konsultohet më parë me maxhorancën dhe opozitën lidhur me dekretet”, është shprehur Kryeministri Berisha. Sipas tij, “edhe gjatë kohës që ka qenë zoti Moisiu janë bërë negociata me kryetarët e grupeve parlamentare dhe në raste të veçanta edhe me kryetarët e partive”. Në të njëjtën kohë, Berisha ka lënë të kuptohet se është kundër figurave që propozohen dhe që kanë mbajtur funksione të larta në gjyqësor gjatë periudhës së komunizmit. Burime nga grupi bëjnë të ditur se edhe deputeti Bujar Leskaj ka theksuar se, maxhoranca e djathtë s’duhet të përkrahë prokurorë e gjyqtarë që kanë dhënë vendime politike para viteve ‘90. “Prokurorët dhe gjyqtarët që kanë dhënë vendime politike para viteve ‘90, kjo maxhorancë s’duhet t’i pranojë dhe nëse ka të tillë nëpër institucione duhet të largohen, apo ç’është dhe më seriozja s’duhet të kandidojnë për pozicione të larta në gjyqësor”, mësohet të ketë thënë Leskaj në mbledhjen e grupit. Grupi i PD-së vendosi gjithashtu që të mandatojë kryetarin e grupit, Astrit Patozi dhe nënkryetarin Ilir Bano, për t’i çuar kreut të shtetit qëndrimin zyrtar të maxhorancës lidhur me këto dekrete.
Mocioni ndaj Topallit
Një tjetër çështje e prekur dje në mbledhjen e grupit, pa praninë e mediave, ka qenë ajo e mocionit ndaj Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Ka qenë deputeti Luan Skuqi, i cili ka ngritur këtë çështje, vetëm pak orë pasi kryesia dhe grupi parlamentar i PS-së kishin marrë vendim për të çuar deri në fund nismën e tretë brenda kësaj legjislature ndaj kryeparlamentares. Kryeministri Berisha është shprehur se mocioni është ndaj qeverisë dhe jo ndaj Topallit. “Tashmë është e qartë që ky mocion shkarkimi është ndaj qeverisë dhe jo ndaj zonjës Topalli. Por unë nuk pranoj që maxhoranca të shkelet me këmbë”, mësohet të ketë thënë Kryeministri Berisha. Ndërkohë, deputeti Leskaj i ka kërkuar Kryeministrit Berisha gjatë mbledhjes së djeshme që t’u kërkojë aleatëve të PD-së, shumica e të cilëve janë ministra në kabinetin qeveritar, të dalin publikisht kundër shkarkimit të kryeparlamentares, duke shtuar se nëse një gjë e tillë nuk bëhet, duhet të ketë riformatim të qeverisë. “Duke vlerësuar kryetaren e Parlamentit ne vlerësojmë veten, vlerësojmë se sa maxhorancë solide dhe e qenësishme jemi. Në këtë kontekst jo vetëm që mocionin kundër kryetares s’duhet ta pranojmë, por ju si kryeministër, pra si lider i kësaj maxhorance keni përgjegjësinë që kryetarët e partive në koalicion (një pjesë e të cilëve janë ministra) të pozicionohen qartas dhe haptas pro nesh, në të kundërt riformato koalicionin”, mësohet të ketë thënë Leskaj në këtë mbledhje.