Paturri, republikanët kontestojnë Ina Ramën
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli bëri publike dje kërkesën e dytë të Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit dhe ndjekje penale të deputetit republikan Hajrulla Paturri.
Materiali i është shpërndarë deputetëve të Këshillit të Rregullores së Imunitetit dhe Mandateve. Ndërsa, anëtari i Këshillit, kreu i grupit të PR-së, Arjan Madhi e ka cilësuar jo serioze materialin e paraqitur nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme. “Në këtë material i paraqitur nuk është aspak serioz. Në të është paraqitur rezultati i ndeshjes 0-0, në një letër tjetër ka paraqitur emrat e lojtarëve dhe ngjyrën e fanellave të ekipeve. Ky lloj raportimi duhet të marrë fund mendoj unë, Prokuroria duhet të jetë më serioze”, deklaroi Madhi. Ai theksoi se, republikanët janë pro heqjes së imunitetit të çdo deputeti, por kërkuan një seriozitet në paraqitjen e materialeve. PR-ja është partia më e prekur nga kërkesat e organit të akuzës për heqjen e imunitetit. Pas Mediut është një tjetër deputet i tyre, Hajrulla Paturri, të cilit i kërkohet heqja e imunitetit. Ndaj deputetit republikan ka një kallëzim penal nga gjyqtari Guçe, i cili është goditur keqas nga njeriu që mbrohet me imunitet parlamentar.