Dekretet, opozita bojkot Kuvendit
Opozita bojkoton seancën e parlamentit në shenjë proteste ndaj Topallit dhe maxhorancës për mos përfshirjen në rendin e ditës të pesë dekreteve të Presidentit Bamir Topi, si dhe të mos votimit të çështjes së imunitetit të ish-ministrit Fatmir Mediu.
BLEDAR HOTI
Debati mes pozitës dhe opozitës ka zgjatur për më shumë se një orë e gjysmë, ku socialistët kanë akuzuar kryeparlamentaren Topalli për bllokim të dekreteve të opozitës. Kryetarja e grupit të PS-së, Valentina Leskaj deklaroi se: “Ne ikëm nga seanca për shkak të mënyrës jo normale të drejtimit të seancës nga ana e kryetares së Kuvendit”. Pas votimit të programit dhe kalendarit të punimeve, opozita bojkotoi në bllok seancën e Kuvendit, duke lënë në seancë vetëm përfaqësuesit e maxhorancës.
Debati
Përplasja për këtë çështje ka qenë kryesisht në momentin kur është diskutuar për kalendarin e punimeve dhe programin mujor. Opozita protestoi në këtë çështje, pasi në asnjërin prej materialeve nuk ishte përfshirë as data e votimit të 5 dekreteve dhe as afati se kur do të votohej në seancë imuniteti i ish-ministrit Fatmir Mediu. Kreu i LSI-së, Ilir Meta në deklaratën e tij kërkoi që, Kryeministri Sali Berisha të mos i bëjë presion Presidentit në lidhje me dekretet. “Dua të dënoj përpjekjet e Kryeministrit Berisha gjatë ditës së sotme në mënyrë të drejtpërdrejtë për t’i kujtuar Presidentit Topi, që përpara se të kryejë funksionet e tij kushtetuese, duhet të konsultohet me kryetarin e partisë ku ai bënte pjesë më përpara. Mendoj se mesazhe të tilla nuk janë veçse përpjekje për të konsoliduar një shtet partiak, të cilat u kristalizuan dhe më 21 prill, ku u ndryshua edhe mënyra e zgjedhjes së presidentit”, deklaroi Meta. Kreu i LSI-së theksoi se, “i kërkoj Presidentit që të mos tërhiqet përpara presioneve dhe shantazheve dhe do ju kërkoja dhe ju zonja kryetare të mos ushtroni më presione duke shfrytëzuar mandatin tuaj”. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se, ajo po kërkon që të zbatohet vetëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se nuk ka asnjë afat për dekretet si kryetare. Ndërsa kryetarja e grupit të PS-së, Valentina Leskaj, duke deklaruar se nuk ka zhvilluar negociata me kreun e shtetit për pesë dekretet, theksoi se: “Eshtë Kuvendi që duhet të vendosë, por jo kryeparlamentarja një çështje të tillë”. Ndërsa Topalli ka deklaruar se: “Eshtë për t’u zbatuar ajo çfarë kanë kryer presidentët e mëparshëm, konsulta për çështje të tilla. Jam për praktikat e mëparshme, duhen konsulta me krerët e grupeve”. Kreu i PSD-së, Gjinushi ka deklaruar: “Nuk lexohen vendimet e gjykatës dhe se Kuvendi shprehet kolegjialisht, duke u shprehur me votë për një çështje të tillë”. Deputeti i PS-së, Taulant Balla në lidhje me çështjen e dekreteve deklaroi se: “Kur u firmos dekreti për Ina Ramën, Kuvendi i miratoi menjëherë ato, por këto pesë dekrete nuk i sollët, por i vononi mbi dy javë”. Deputeti Ruçi u shpreh se, “Presidenti mund të thërrasë këdo në konsulta, por nuk duhet të thërrasë kurrsesi kryetaren e Kuvendit për konsulta. Presidentin e zgjodhët ju, jo ne, hiqeni po të doni. Ne kërkojmë të votohen dekretet”. Ndërsa Topalli reagoi duke theksuar, “zoti Ruçi më qetësuat që thatë se, ju nuk bëni avokatin e Presidentit, pasi përndryshe do të ishte keq një gjë e tillë”.
Legalizimet, PD shtyn dekretin e Topit
Maxhoranca dështoi në votimin e dekretit të Presidentit të vendit në lidhje me ligjin për Legalizimet. Bojkoti i opozitës në bllok ka rezultuar i dëmshëm për maxhorancën, pasi ka munguar numri i duhur i votave të deputetëve për votimin e ligjeve, por mbi të gjitha për dekretin e Presidentit. Në sallë ka qenë një numër i vogël i deputetëve të maxhorancës, i cili nuk e arrinte kuorumin prej 71 deputetësh. Ndërsa Kryeministri Sali Berisha nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Kryetarja e Kuvendit, Topalli nisur nga kjo situatë ka kërkuar pushim të seancës për më shumë se çerek ore me qëllim mbledhjen e numrit të nevojshëm të deputetëve për votim. Por kjo tentativë ka dështuar, pasi edhe me ardhjen e një numri të deputetëve, seanca nuk arriti të votonte dekretin e presidentit, me gjithë ndryshimet për ligjin e Legalizimeve. Ndërsa mësohet se, jashtë votimit prej dy seancave ka mbetur edhe ligji “Për verifikimin e titujve të pronësisë”. Kuvendi nuk e përfshiu atë për votim në seancën e mbrëmshme.
PS: Grup pune për mocionin e shkarkimit ndaj Topallit
Socialistët vendosën dje të ngrenë një grup pune me ekspertë për të parë mundësinë e kërkesës për shkarkim ndaj Topallit. Pasi ka mbledhur sekretariatin e selisë rozë dhe kryesinë e grupit të deputetëve, Rama duket se nuk ka arritur të bëjë realitet atë që tha pak ditë më parë për mundësinë e mocionit për shkarkim ndaj kryeparlamentares. Lidershipi socialist ka vendosur vetëm ngritjen e një grupi pune, që do të shohë të gjithë hapësirën ligjore dhe kushtetuese për penalizmin e Jozefina Topallit. Kryetarja e grupit të deputetëve socialistë, Valentina Leskaj, radhiti dy çështje mbi të cilat do të përqendrohet verifikimi i veprimtarisë së kryeparlamentares, që mund të çojë socialistët në mocion ndaj saj. “Është çështja e imunitetit për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, e cila po futet në kalendat greke. Kjo është çështje e madhe për ne, sepse kanë vdekur 26 vetë, ka shkaktuar mjaft dëme dhe ka të bëjë me një krim shtetëror, që implikon ministrin deri dhe Kryeministrin. Nuk mund të tolerojmë më zvarritjen e procedurave për heqjen e imunitetit të deputetit të Kuvendit, Mediu”, tha Leskaj. Çështja e dytë mbi të cilën këmbëngulin socialistët është bllokimi i dekreteve të Presidentit të Republikës lidhur me 5 anëtarët e Gjykatës së Lartë. Sipas Leskajt, “edhe ato po zvarriten nga Kryetarja e Kuvendit, ku po ndiqen procedura jo normale dhe jo në përputhje me rregulloren e Kuvendit”. “Lidhur me këto dy çështje, në mënyrë të veçantë me Gërdecin, pra me imunitetin e ministrit, është e patolerueshme, e pajustifikueshme, sepse nuk ka vend në botë që do të mblidhte komisionet të numëronin në mënyrë burokratike faqe dokumentesh, ndërkohë që janë vrarë 26 njerëz. Ajo që na bën ne përshtypje është heshtja e Kryeministrit, i cili nuk ka reaguar, nuk është prononcuar për këto dy çështje madhore”, tha Leskaj. Pas deklaratave të njëpasnjëshme të ditëve të fundit nga Rama, Leskaj dhe Braçe për një mocion shkarkimi ndaj Topallit, sekretariati i PS-së dhe kryesia e grupit vendosi vetëm ngritjen e një grupi ekspertësh, që do të jenë deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve që do të shqyrtojnë dokumentacionin e këtij komisioni. Rama akuzoi Topallin se ka shkelur Kushtetutën duke marrë kompetencat e Presidentit dhe Prokurores së Përgjithshme. a.l.