FRESSH: Berisha demagogji me fëmijët e rrugës
Forumi rinor socialist, i kërkoi dje kryeministrot Berisha të ndalojë demagogjinë me fëmijët e rrugës, ndërkohë që gjatë tre viteve të qeverisjes së tij, nuk ka bërë asgjë për ta.
"Kryeministri Berisha të mos bëjë fushatë me fëmijët e rrugës dhe fëmijët jetimë. Pasi ka konsumuar tre vite të mandatit të tij qeverisës, i kujtojmë Kryeministrit të vendit që duhet t'i kishte bërë me kohë strategjitë në ndihmë të fëmijëve pa mbështetje, të cilët gjithnjë e më shumë po mbeten peng i trafikimit dhe abuzimit", shprehet FRESSH në një deklaratë për shtyp. Sipas këtij forumi, "kjo kategori e fëmijëve, prej tre vitesh të mandatit qeverisës të zotit Berisha, është në rrugët e Kryeqytetit, të cilat Kryeministri i përshkon çdo ditë me eskortën e tij".