“Big Brother”, të pathënat e festës që mbaroi në mëngjes
Arbri me bodyguard në
festën e “Big Brother”
Finalja e “Big Brother” është mbyllur jo në “Top Channel”, por në një nga pub-et e kryeqytetit. Konkurrentët janë bashkuar për të festuar fitoren e Arbrit dhe janë argëtuar deri në orët e para të mëngjesit. Por, qendra e universit pa dyshimi ka qenë Arbri, i cili ndryshe nga banorët e tjerë ka shkuar me vonesë në lokal, madje i shoqëruar edhe me një bodyguard. Nëse të gjithë ishin përgatitur për një mbrëmje gala, pas shpalljes së fituesit të edicionit të parë të “Big Brother”, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë ndalur frymën në një prej lokaleve të kryeqytetit, ku kanë kërcyer rreth Arbrit, madje edhe Jonida me Besën, ndoshta për të konfirmuar se mes tyre ka vetëm një miqësi të mirë dhe asgjë më shumë nga sa është komentuar në media për një flirt të mundshëm mes tyre. Një situatë më e nxehtë ka qenë mes Polit dhe Inës, por edhe Olsi me Noçen, të katër, të cilët pasi kanë bërë bilancin e lojës, kanë qenë të fituar. Në festë nuk kishte sesi të mungonte Jonida, Juna, Ilda, Besa dhe Juli, të cilat kanë rrethuar Arbrin dhe kanë kërcyer së bashku. Ndërkohë Poli dhe Ina, nuk janë ndarë për asnjë moment nga grupi, me përjashtim të mëngjesit, ku edhe janë kapur nga paparaci ynë duke u puthur. Në të njëjtën situatë janë shfaqur edhe Olsi me Najadën, të cilët kanë pohuar se pas disa ditësh do të startojnë një turne të gjatë
pushimesh së bashku. Pjesë e argëtimit ka qenë edhe Astriti me bashkëshorten e tij, të cilët i janë bashkuar grupit të banorëve të tjerë të “Big Brother”, duke harruar impenjimet e tyre familjare. Për çudinë e të gjithëve në festë ka munguar Romina, e cila duket se ka preferuar të jetë jashtë vëmendjes. Nuk ka munguar Visi, i cili si gjithmonë partizan i festave dhe
argëtimit, ka qenë pjesë e festës, duke qëndruar më afër me Polin dhe Inën. Ndërkohë që ditën e premte banorët do të mblidhen sërish në një takim në shtëpinë e “Big Brother”, për të ndarë eksperiencat e tyre që kaluan nën të njëjtën çati.
ARTA, ekstravagante me celulit
Prej kohësh këngëtarja Arta Bajrami nuk e ka fshehur krenarinë e saj se është shumë ekstravagantë, kjo për faktin
se ka një gjoks të bukur. Por ajo asnjëherë nuk është treguar kaq bindëse me ekstravagancën e saj nëse e sheh në një
tjetër pozicion...! Fotoja tregon se Arta kujdeset më shumë për pjesën ballore, duke lënë në plan të dytë fundshpinën dhe
këmbët, të cilat kanë celulit. Nëse ajo po mendon se Don Arbas, vëllai i saj që ndodhet aty afër, është duke i fshehur
“defektet”, në fakt ai e ka lënë atë zbuluar...!
Kur përvesh mëngët LUL BASHA...!
Mesila, gruaja e gazetarit të njohur Enkel Demi, ka gjetur rastin për të folur hapur me ministrin Lulëzim Basha dhe duket qartë nga gjestet se tema e bisedës duhet të ketë qenë shumë serioze. Nëse për Enkelin kjo është një bisedë që mund ta ketë konsumuar në shtëpi me bashkëshorten, për ministrin Lulëzim Basha, nuk është aspak kështu, pasi interesi i tij arrin deri aty sa ai përvesh mëngët, për të dhënë një përgjigje, të cilën vetëm me siguri që vetëm Mesila e di. Sikur
edhe ministrat e tjerë të kabinetit Berisha të kishin qenë po kaq i interesuar edhe për çështje të tjera politike, ndoshta do të kishin shkuar në mbledhjet e qeverisë me veshje me sportive...!
ADELINA 3 mijë euro për të kënduar në “Big Brother”
Në hollin e një hoteli të vogël pak metra qendrës së Tiranës, Mona, nëna e këngëtares Adelina Ismajli, teksa gjerb
kafen e mëngjesit të fton të ulesh në tavolinë e vogël dhe shpjegon se e bija, është ende duke fjetur gjumë, edhe pse ora ka pak që kaluar mesditën. “U lodhëm dje nga rruga dhe fill pasi zbritëm nga avioni Adelina shkoi në “Big Brother”,
prandaj edhe është ende në gjumë”, tregon Mona, sikur do të justifikojë të bijën. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që këngëtarja vjen në Tiranë, pas një pauze të gjatë muzikore, por edhe koncertesh të cilat duket se për një kohë i kishte lënë pas. Por duket se më shumë sesa jehona, shifra që i kanë ofruar organizatorët ka qenë arsyeja që Adelina Ismajli,
është shfaqur kalimthi në Tiranë. Plot 3 mijë euro, kjo ka qenë marrëveshja që është bërë mes “Top Channel” dhe këngëtares së njohur që ajo të shfaqet vetëm 10 minuta në ekran, një surprizë kjo që ishte dedikuar 3 finalistëve të reality show-t “Big Brother”. “Mujtëm me ardh nga Prishtina në Tiranë vetëm për “Big Brother”, pasi na kishin thanë që është shumë indjekur. Na u lutën fort, manej vendosëm të vinim. Gjithçka u kry me telefon me Arbanën”, shprehet nëna e divës së madhe të muzikës shqiptare. Ajo pohon gjithashtu se, zakonisht Adelina lëviz nga Prishtina, vetëm pasi pronarët e lokaleve apo diskove të pranojnë shifrën prej 10 mijë eurosh, shuma që kërkon zyrtarisht princesha e muzikës shqiptarë për në koncert. Edhe pse mund të duket një shifër marramendëse për shumë këngëtarë të tjerë, është e qartë, se oferta të tilla i bëhen vetëm asaj, ikonës së pazëvendësueshme të muzikës, e cila përveç 20 vite karrierë, gëzon famën dhe suksesin, si kurrkush tjetër artist shqiptar, brenda apo jashtë trojeve shqiptare. Nuk ka pikë dyshimi që udhëtimet e Adelinës, përkthehen në shifra disa mijëra euro, ndërsa ky i fundit, duket se ka qenë edhe një udhëtim pune në
Tiranë. Nëse Adelina e kishte menduar që ky do të ishte një udhëtim i shkurtër në kryeqytet, realisht nuk ndodhi kështu, pasi nënë e bijë kanë vendosur që të rrinë edhe dy ditë të tjera, por kanë vendosur të ndryshojnë hotel. Adelina zgjohet nga gjumi pak minuta pas orës 12.00 dhe e ëma e lajmëron të bëjë gati valixhen për t’u zhvendosur gjetkë. “Nuk mujtëm
me nejt më shumë. Dhomat janë shumë të vogla dhe televizori kap vetëm kanale serbe dhe bullgare, do të shkojmë gjetiu...”, psherëtin ajo, teksa thith ngadalë një cigare të kushtueshme. Ndërkohë porsa i takon kthimit në Shqipëri, duket se as vera e nxehtë apo ofertat, nuk janë arsye bindëse që Adelina të jetë e pranishme në Tiranë gjatë këtij sezoni, pasi duket se gjatë kësaj periudhe ajo do të merret me promovimin e albumit të ri, “Feniks”, i cili ka vetëm pak ditë është
hedhur në tregun mbarëshqiptar.
KONTRATA ME “SUPERSONIC”
Kjo ardhje në Tiranë, nuk ka qenë tjetër veçse një rrugë e dy punë për Adelinën. Edhe pse kishte programuar që të largohej nga kryeqyteti mbrëmjen e djeshme, duket se diva e muzikës shqiptare, ka pasur edhe disa takime pune. Një prej tyre ka qenë edhe me drejtues të shtëpisë diskografike “Super- Sonic”, e cila ka marrë përsipër të gjitha të drejtat e
shitjes së albumit të saj të fundit “Feniks” në Shqipëri. “Adelina është shumë e kënaqur nga shitjet e deritanishme të albumit tëri, por nuk ka plane për koncerte në Shqipëri. Albumi “Feniks” ka edhe një këngë për kryetarin (Ibrahim Rugovën), e kishte amanet”, shton Mona, e ëma e këngëtares Adelina Ismajli, e cila është njëkohësisht edhe menaxhere e dy vajzave të saj artiste. Për sa i takon vajzës së dytë, ajo rrëfen se pas publikimit të videoklipit “Nga
1 deri në 10”, Zanfina për momentin është duke u marrë me provimet universitare, pasi për pak i duhet që të diplomohet, prandaj edhe ka lënë pas dore për momentin ofertat për koncerte që i janë bërë së fundmi.
CHRISTIAN DIOR shkëput kontratën me SHARON STONE
Christian Dior, shtëpia franceze e modës, i ka dhënë fund kontratës së nënshkruar me aktoren Sharon Stone, për shkak të deklarimeve të pamatura të kësaj të fundit në lidhje
me tërmetin në Kinë. Aktorja e cila ishte zgjedhur për të qenë imazhi i Christian Dior, ka deklaruar se është pro mbështetjes humanitare, sesa reklamimit të shifrave marramendëse që bëhen për shitjet e bujshme në Kinë,
një vend i cili sjell miliona dollarë të ardhura, por që asnjë donator nuk po ndihmon këtë vend në krizë. “Nuk kemi pasur tjetër zgjidhje, njerëzit që reklamojnë për ne duhet të jenë të kujdesshëm në komentet e tyre dhe të mos i lëndojnë njerëzit nevojtarë”, ka deklaruar Dior.