Berisha sulmon Topin: “Presidenti po dekoron xhelatët e komunizmit”
Kryeministri pranon se hapja e dosjeve do të spastrojë Drejtësinë. “Edi Rama, pinjoll i pseudointelektualit kriminel, Spiro Koleka”
Eljona Ballhysa
Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, kryeministri Berisha ka përdorur një gjuhë të ashpër kundrejt Presidentit të Republikës, Bamir Topi, si dhe kryetarit të opozitës, Edi Rama. Duke theksuar vendosmërinë e PD-së për të miratuar ligjin për hapjen e dosjeve, Berisha ka pranuar se ky ligj do të përjashtojë nga postet që mbajnë prokurorë e gjykatës që kanë “ngjyer duart me gjak” gjatë regjimit komunist. Gjatë fjalës së tij Berisha e cilësoi ligjin një variant tepër të butë, të nevojshëm për shoqërinë shqiptare, një detyrim madhor për shtresën e të dënuarve politikë dhe që synon spastrimin e shoqërisë nga mbetjet e komunizmit. Por Berisha, me një gjuhë të ashpër, e ka dënuar Presidentin e Republikës, i cili, sipas kreut të qeverisë, ka dekoruar së fundi një ish-prokuror, xhelat të regjimit komunist.
Akuzat
“Ne përjetuam këtë vit dekorimin e prokurorit që kërkoi dënimin kapital të Xhelal Koprenckës në vitin 1979, sepse ky pinjoll i një familjeje të shkëlqyer, atdhetar i flaktë, kur dy bashkëvuajtësit i bënin letër diktatorit të hapemi drejt Rusisë, ky tha: ‘Jo, duhet të hapemi drejt Amerikës, ai është vendi i lirisë’. Për këtë dhe vetëm për këtë mori dënimin kapital. Ndërsa sot, në mënyrën më të papranueshme, xhelati i tij u dekorua këtë vit për faqen e zezë të tij, për të përdhosur ndërgjegjen e kombit”, - është shprehur Berisha duke iu referuar dekorimit të prokurorit Skënder Breca nga presidenti Bamir Topi. Po kështu, Berisha nuk ka kursyer aspak akuzat dhe sulmin e hapur kundër kryetarit të PS-së, Edi Rama. Duke iu drejtuar Ramës, Berisha kërkoi miratimin e ligjit në seancë për të treguar se PS-ja nuk është peng i regjimit komunist. Po kështu, Berisha e akuzoi Ramën për mbrojtjen e prokurorëve si Zamir Shtylla, që, sipas Berishës, “ka ngjyer duart me gjak”. “Tani na del në mënyrën më të pafytyrë dhe më të papranueshme se ligjin – thonë - zëdhënësit e Edi Ramës - po e bëjnë për shkak të 3 apo 5 hetuesve apo 6 gjyqtarëve. Në mënyrë absolute jo, ligji s`ka asnjë lidhje. Por më lejoni t`i shtroj një pyetje zotit Edi Rama. Sipas teje, zoti Rama, dhe sipas zëdhënësve tuaj, në Shqipëri procese madhore mund të zhvillojnë vetëm ata që i kanë duart deri në bërryla me gjakun e njerëzve të pafajshëm? Në Shqipëri 98% e prokurorëve dhe gjykatësve janë të lirë që s`kanë asnjë lidhje me atë të shkuar. Vetëm këta, vetëm ‘zamir shtyllat’, të cilët kanë urdhëruar lidhjen me tela me gjemba të qytetarëve në vitin `90 dhe zvarritjen e tyre në Sarandë dhe që janë aty vetëm për lidhjet e shumëllojta me drejtuesit e tyre dhe për asgjë tjetër”, - është shprehur Berisha. “Por i them zotit Rama se po bën Spiro Kolekën, dajën tënd, që ka çuar në pushkatim me dhjetëra inxhinierë me ekspertizat e tij false kur u thua shqiptarëve se vetëm Shtylla mund të hetojë, vetëm ata që kanë urdhëruar varje mund të gjykojnë”, - është shprehur Berisha, ndërsa theksoi se largimi i gjykatësve dhe i prokurorëve të lidhur me krimet e komunizmit forcon në mënyrën më të ndjeshme pavarësinë e këtyre institucioneve.
Regjimi
Gjatë fjalës së tij Berisha dënoi regjimin komunist duke e cilësuar atë më të egrin në kontinentin europian, që instaloi luftën e egër të klasave. Berisha gjithashtu akuzoi pasardhësin e diktatorit Hoxha, Ramiz Alia, si përgjegjës për masakrën e Tivarit. “Cili ishte Ramiz Alia? Nuk po futem unë se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Margarita Tutulanit, të Qemal Stafës apo të tjera, por ka vendosur firmën për ekzekutimin e 27 intelektualëve një ditë para se të bëhej gjyqi në Tiranë, në një kohë kur ministri i Drejtësisë dha dorëheqjen dhe nuk pranoi t`i firmoste, pasi nuk ishte bërë gjyqi. Ai fsheh krimet më të përbindshme kundër shqiptarëve dhe nuk do të mund t`i fshehë. Fsheh masakrën e Tivarit, masakrën më të rëndë pas vitit ‘45 në Europë, në të cilin u ekzekutuan vetëm se ishin shqiptarë”, - është shprehur Berisha. Ai tha se hapja e dosjeve do të realizohet në Shqipëri për të ngritur institucionin e pendesës, për shkak se në këto 18 vite të pluralizmit demokratik askush nuk ka denjuar të kërkojë falje publike për krimet e bëra.
16 Dhjetor 2008