Sokol Koçiu i “kokainës” kërkon sërish ulje dënimi
01/04/2009 Shërbimi i provës, gjykata pezullon uljet e dënimeve dhe lirinë me kusht
TIRANË-Gjykata e Tiranës ka pezulluar përkohësisht të gjitha kërkesat për lirim me kusht apo ulje dënimi. Shtyrjet e të gjitha këtyre proceseve kanë ardhur për arsye se gjykata është në pritje të përgjigjeve që do të mbërrijnë nga Ministria e Drejtësisë, lidhur me personat që do të përfitojnë nga shërbimi i provës. Ky fakt u bë i ditur gjatë seancës gjyqësore në ngarkim të të dënuarit Sokol Koçiu. Gjyqtari Arben Micko i ka bërë me dije të pandehurit Koçiu se pavarësisht se prokurori i çështjes, nuk ishte paraqitur në seancë, gjykata kishte dërguar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë, për të parë kriteret e përfitimit apo jo nga shërbimi provës. Nga ana tjetër gjykata i ka sqaruar të pandehurit, se të gjitha proceset që janë në Gjykatën e Faktit janë pezulluar ose janë shtyrë në pritje të një përgjigje nga ana e ministrisë. Nga ana tjetër të pandehurit Koçiu i është bërë me dije se kjo zyrë nuk është ngritur ende në Ministrinë e Drejtësisë, por procesit të tij do t’i jepet zgjidhje në fund të muajit që vjen.