E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, takim me Topallin dhe Patozin

Kryeministri Sali Berisha është takuar orët e para të mëngjesit të djeshëm me dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, Astrit Patozin dhe Jozefina Topallin. Takimi është zhvilluar përpara seancës parlamentare në një nga zyrat e godinës së Parlamentit. Thelbi i takimit, mësohet të ketë pasur në vëmendjen e tij, shkrimin e botuar në gazetën e përditshme "New York Times". Pas përfundimit të takimit, kreu i grupit kuvendor të PD-së u ka komunikuar deputetëve të djathtë të tregohen të kujdesshëm në deklaratat referuar shkrimit që është publikuar dje në faqet e prestigjiozes "New York Times". Gjatë ditës së djeshme, deputetët e djathtë janë përpjekur të mbrojnë qeverinë nga sulmet e opozitës, por nuk kanë qenë në gjendje as vetë të kuptojnë se çfarë po ndodh me të vërtetë me atë që është cilësuar tashmë hapur në mediat shqiptare, por edhe ndërkombëtare si trafik armësh nga Shqipëria me destinacion Afganistanin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›