SHBA, hetime ndaj Diverolit. Pezullon firmën nga tenderët
Autoritetet federale të SHBA kanë nisur hetimet ndaj kompanisë AEY, të drejtuar nga 22-vjeçari Efraim Diveroli, pas akuzave për mashtrim në tenderat publikë për furnizimin e municioneve për Afganistanin. Ushtria e SHBA ka pezulluar kontraktonin AEY me bazë në Miami Beach nga të gjitha punët federale. Gjithashtu qeveria e Shteteve të Bashkuara ka nisur një hetim ndaj presidentit të kompanisë për veprimtari kriminale. Zëdhënësi i Pentagonit, Brajan Uitman, deklaroi se nuk ka ende raportime sa pjesë e municionit ka dalë jashtë përdorimit. Por ai theksoi se nëse ato nuk janë përdorur, ka pasur shqetësime se paketimi i tyre nuk ka qenë i rregullt. Në një letër të dërguar para dy ditësh, Ushtria e Shteteve të Bashkuara i bënte me dije pronarit të kompanisë, Efraim Diverolit, se kanë nisur hetimet federale ndaj kontratave të lidhura prej tij me qeverinë e SHBA-së. Sipas një dokumenti të Pentagonit, AEY dhe presidenti 22-vjeçar Diveroli, theksohet se ai me dashje ka bërë falsifikimin e faturave të municioneve, të cilat sipas Diverolit ishin prodhuar në Hungari ndërmjet viteve 1965 dhe 1975. "Në fakt, pjesa më e madhe e municionit është prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, ndërmjet viteve 1962 dhe 1974", theksohet në letrën e Pentagonit, drejtuar presidentit të AEY, ku njoftohet pezullimi ndaj tenderave federalë. Nëse kjo është e vërtetë, faktohet se AEY ka thyer ligjet e SHBA duke blerë municione nga kompanitë ushtarake kineze. Pezullimi është i përkohshëm dhe është i vlefshëm deri në mbylljen e hetimeve. I kontaktuar në telefon nga "Reuters", prej zyrës së tij në Miami Beach, Diveroli tha se "nuk kam asgjë për të komentuar".
Ndërkohë, i pyetur nëse avokati i tij mund të bëjë ndonjë deklaratë mbi ngjarjen, ai u përgjigj se "nuk besoj se do ta bëjë një gjë të tillë". Pezullimi i kontratës erdhi pas një investigimi të "New York Times", ku theksohet se dhjetëra milionë fishekë të blerë nga AEY pas një kontrate prej 300 milionë dollarësh me qeverinë federale, furnizoi Afganistanin me municion që ishte prodhuar në Kinë. Gazeta bëri të ditur se AEY punonte me një kompani që figuron në listën e të dyshuarve për trafiqe ilegale të armëve. I pyetur mbi akuzat e mundshme për këtë çështje, zëdhënësja e prokurores së SHBA për Distriktin Jugor të Floridas, Alicia Valle, tha se "unë mund të them se shkrimi i ‘New York Times‘ as nuk është konfirmuar dhe as nuk është përgënjeshtruar". Zyrtarët e Departamentit amerikan të Mbrojtjes theksuan se ata e kishin pikasur të parët problemet mbi paketimin e municionit, i cili është nën hetim. Në lidhje me moshën e prodhimit të municionit, theksohet se ai është nën vlerat e lejuara. Zëdhënësi i Pentagonit, Brajan Uitman, tha se ushtarët nuk kanë përdorur municione në kondicione jashtë standardit. Hetimi ndaj presidentit të AEY pritet të zgjerohet dhe më tej në të gjithë rrjetin e tregtisë së armëve dhe municioneve, të cilët kanë mashtruar qeverinë e SHBA nëpërmjet kontratave të fituara për furnizimin e Afganistanit dhe Irakut me armë dhe municione të prodhimit lindor. Hetimi pritet që të involvojë edhe Byronë Federale të Investigimit, FBI, agjentë të së cilës kanë mbërritur prej dy ditësh në Shqipëri për të ndihmuar për zbardhjen e shkaktarëve të katastrofës së Gërdecit. Por agjentët e FBI-së pritet të hetojnë edhe në lidhje me shkeljet që janë vërejtur në kontratat federale të furnizimit me municion për Afganistanin, ku qeveritarët shqiptarë kanë qenë palë e mashtrimit. Asnjë prej zyrtarëve të Tiranës nuk e ka lajmëruar Pentagonin se fishekët ishin të prodhimit kinez, që në SHBA cilësohet një shkelje e ligjeve.