E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veçohet çështja e Bujar Gashit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dje të ndajë gjykimin e Bujar Gashit nga pjesa tjetër e të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit. Trupi gjykues i është përgjigjur negativisht kërkesës së prokurorisë për tërheqjen e dosjes së këtij të pandehuri, por ka vendosur që të ndajë çështjen e tij, duke i krijuar kështu mundësi akuzës që të riformatojë materialet. Po dje në seancën gjyqësore të procesit ku janë të pandehur Lulzim Berisha, Indrit Dokle dhe 15 persona të tjerë, gjykata kë rrëzuar kërkesën e avokatëve për shpalljen të pavlefshëm të deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Adriatik Coli. Trupi gjykues rikonfirmoi qëndrimin e tij se për këtë material do të vendosë kur ai të paraqitet në seancë gjyqësore. Një tjetër kërkesë e rrëzuar nga togat e zeza ishte ajo e avokatëve të Altin Ollonit, Alban Nelit dhe Spartak Kalthit, për ndarjen e çështjeve të tyre dhe aplikimin e procedurës se gjykimit të shkurtuar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›