E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Kushtetuese pritet të rrëzojë ligjin e tretë

05/02/2010  Vendimi për auditimin ligjor
Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë antikushtetues ligjin e miratuar nga Kuvendi një vit më parë “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”. Ligji, i cili ka qenë mjaft i debatuar nga profesionistët e fushës gjatë miratimit të tij në Kuvend, u ankimua në Gjykatën Kushtetuese menjëherë pas miratimit nga Kuvendi, nga Organizata Profesionale e Ekonomistëve, e cila kërkoi shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën të këtij ligji.
Ligji në fjalë ka për qëllim përmirësimin dhe forcimin e mbikëqyrjes publike të profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar, si dhe rregullimin e profesionit të kontabilistit të miratuar. Ai parashikon dispozitat që rregullojnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore, individuale dhe të konsoliduara, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël, të shoqërive të auditimit, të kontabilistit të miratuar, si dhe rregullimin e organizatave profesionale në fushën e kontabilitetit. Brenda dy javëve Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dy ligje dhe një marrëveshje të miratuara nga mazhoranca aktuale qeverisëse, duke i cilësuar ato antikushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›