PD apel Topit: Hiqi dekoratën Skënder Brecajt
Demokratët i kërkojnë Presidentit të Republikës, Bamir Topi, t’i heqë dekoratën prokurorit Skënder Brecaj. Argumenti i deputetëve të PD-së mbi të cilin bazojnë kërkesën e tyre, e cila pritet të zyrtarizohet përmes një letre që do t’i dërgohet kryetarit të shtetit, ka të bëjë me të shkuarën e tij. Sipas PD-së, prokurori Brecaj ka persekutuar Xhelal Koprenckën. Nismën e një grupi deputetësh demokratë për t’u drejtuar Presidentit, lidhur me këtë precedent, nuk e përjashtoi dje znj. Arenca Trashani, teksa evidentoi atë çfarë parashikon ligji i ri i dosjeve pikërisht për këtë rast. Aktualisht ajo mbështetet në këtë nismë edhe nga dy deputetët e tjerë të PD-së, Edi Paloka dhe Astrit Bushati. “Një ligj i tillë synon të kontrollojë figurën e çdo funksionari publik, në të njëjtën kohë, të shmangë vlerësimet deri edhe dekorimet, shumë hipokrizi kjo e disa njerëzve të cilët ishin direkt të implikuar në krimet e komunizmit”, - tha znj. Trashani. Dekorimi i prokurorit Skënder Brecaj me “Medaljen e Mirënjohjes” nga kreu i shtetit është bërë në datën 8 maj të këtij viti me motivacionin: “Për përkushtim të lartë, korrektësi dhe ndershmëri në ushtrimin e funksioneve të prokurorit”. Por kohë më parë ishte dekoruar dhe viktima Xhelal Koprencka, ndaj të cilit prokurori në fjalë kërkoi dënim të përjetshëm. I pari që e denoncoi vendimin e kreut të shtetit, për dekorimin e Brecajt, ishte Kryeministri Sali Berisha para dy ditëve gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Ndonëse z. Berisha nuk përmendi emër, ai e quajti paradoks dekorimin edhe të xhelatit, edhe të viktimës. Kryeministri Berisha vuri në dukje se në mungesë të ligjit për hapjen e dosjeve, në Shqipëri 18 vitet e fundit janë regjistruar edhe paradokse të tilla kur dekorohen si viktima, dhe xhelati. “Në 18 vjet nuk ka një persekutor të ketë kërkuar falje publike, nuk ka prokuror të ketë treguar varrin e viktimës. Ne përjetuam këtë vit dekorimin e prokurorit që kërkoi dënimin kapital të Xhelal Koprenckës në vitin 1979, sepse ky pinjoll i një familjeje të shkëlqyer, atdhetar i flaktë, kur dy bashkëvuajtësit i bënin letër diktatorit për t'u hapur drejt Rusisë, ai kërkoi që të hapemi drejt Amerikës, si vendi i lirisë. Për këtë dhe vetëm për këtë mori dënimin kapital dhe sot në mënyrën më të papranueshme, xhelati i tij u dekorua këtë vit për faqen e zezë të tij, për të përdhosur ndërgjegjen e kombit”, - tha z. Berisha. Por nisma e demokratëve për të çdekoruar prokurorin Skënder Brecaj, pritet të konkretizohet me një letër zyrtare e cila do t’i dërgohet Presidentit të Republikës nga një grup i gjerë deputetësh të Partisë Demokratike.
Ligji i dosjeve, Patozi: Opozita, jo më mundësi për amendamente
Mazhoranca mbylli dje diskutimet për ligjin e spiunëve, njëherësh u dha fund dhe mundësive të opozitës për ta amenduar atë. Nëpërmjet kryetarit të saj kuvendor Astrit Patozi, PD-ja konfirmoi dje se nuk ka ndërmend të ofrojë më konsensus dhe të hënën drafti do të votohet, pa marrë parasysh nëse opozita e vendos ta ankimiojë në gjykatën kushtetuese. Patozi pranoi se brenda PD-së ka pasur deputetë që kanë kërkuar variante më radikale për hapjen e dosjeve si ai i Polonisë. “Megjithatë, ne, - sqaroi Patozi, - i kemi ezauruar të gjitha format e kompromisit gjatë këtyre ditëve dhe viteve që ky ligj ka qenë në shqyrtim. Ne kemi bërë që në thelbin e tij të prevalonte varianti çek, ndërkohë që ka pasur shumë zëra brenda PD-së që kanë çuar në një variant më radikal, të ngjashëm me atë polak. Seancën e mbrëmshme ka pasur një vërshim amendamentesh nga deputetë të ndryshëm, që kërkonin përmirësimin dhe ndryshimin e disa neneve të këtij projektligji. Në respekt të rregullores ishte e detyrueshme që Komisioni i Ligjeve të shqyrtonte të gjitha këto amendime dhe ajo që pritet tani është miratimi përfundimtar, brenda pak ditësh, i këtij p/ligji”, - tha Patozi. Seanca maratonë e së hënës u mbyll përfundimisht paraditen e së martës në Komisionin e Ligjeve ku u miratuan pa praninë e socialistëve dy amendamente që nuk i ndryshojnë thelbin projektligjit të demokrateve. Kreu i grupit të mazhorancës, Astrit Patozi, vuri në dukje se ky ishte rasti i fundit që socialistët të sillnin amendamente për ligjin e dosjeve. Ai kërkoi reflektim nga ana e grupit socialist dhe distancim nga e shkuara komuniste. Duke u shprehur skeptik në ndryshimin e qëndrimit të opozitës, Patozi tha se "ne i kemi ezauruar të gjitha format e kompromisit gjatë këtyre ditëve dhe viteve që ky ligj ka qënë në shqyrtim. Ne kemi bërë që në thelbin e tij të prevalonte varianti çek, ndërkohë që ka pasur shumë zëra brenda PD-së që kanë çuar në një variant më radikal, të ngjashëm me atë polak". "Seancën e mbrëmshme ka pasur një vërshim amendamentesh nga deputetë të ndryshëm, që kërkonin përmirësimin dhe ndryshimin e disa neneve të këtij p/ligji. Në respekt të rregullores ishte e detyrueshme që Komisioni i Ligjeve të shqyrtonte të gjitha këto amendime dhe ajo që pritet tani është miratimi përfundimtar, brenda pak ditësh, i këtij p/ligji", - deklaroi kryetari i deputetëve demokratë.