E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, takim me kongresmenin amerikan

Kryeministri Sali Berisha priti në zyrën e tij kongresmenin amerikan Robert Aderholt, i cili ndodhet për një vizitë disaditore në vendin tonë. Kongresmeni Aderholt, pasi ka dhënë mesazhet dhe përshëndetjet për suksesin e Shqipërisë në NATO, e përqendroi bisedën te rruga që lidh Shqipërinë me Kosovën.

"Jam i mrekulluar nga pamja madhështore e kësaj vepre gjigante. Është vështirë të besosh që Shqipëria arriti në një kohë kaq të shkurtër të realizojë një projekt të tillë, një arritje e papërshkrueshme", u shpreh Aderholt. Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm që kjo rrugë do të luajë si për forcimin e marrëdhënieve të ngushta midis Shqipërisë e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, por edhe për forcimin e shkëmbimeve dhe zhvillimin, konsolidimin e lidhjeve e miqësisë të mbarë rajonit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›