Topalli, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe Kryetari i Parlamentit kroat, Luka Bebiç, morën pjesë si të ftuar specialë të Samitit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe Këshillit të Atlantikut të Veriut, që u mbajt në Oslo të Norvegjisë. Aty ishin të pranishëm sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, John Tanner, Kai Eide, i dërguari special i UN për Afganistanin, si dhe shumë personalitete e përfaqësues të vendeve anëtare të NATO-s. Topalli deklaroi se "jam krenare që shoh flamurin e vendit tim për herë të parë përkrah flamujve të vendeve të Aleancës së lirisë. Do të doja të falënderoja parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, që në një kohë rekord prej nëntë muajsh, bënë të mundur ratifikimin e Protokollit të NATO-s për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë Aleancë".