E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Do të zgjidhim çështjen e pronave

Partia Republikane çeli dje zyrtarisht fushatën elektoralë për zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu, gjatë fjalës së tij vuri theksin te zgjidhja e çështjes së pronës ndaj i ka kërkuar Kryeministrit Berisha që brenda katër viteve të ardhshme qeverisëse ta zgjidhë përfundimisht këtë çështje, duke u dhënë mundësinë të gjithë pronarëve të marrin pronat e tyre. Pas kësaj thirrjeje, Kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i pranishëm në hapjen e fushatës së PR-së, nuk ka hezituar të japë një përgjigje pozitive. Kreu i qeverisë premtoi se në mandatin e dytë qeverisës, çështja e pronës do të marrë fund njëherë e përgjithmonë, pasi qeveria që ai drejton nuk është qeveri deklaratash elektorale, por qeveri që mban premtimet. Berisha vlerësoi edhe punën e ish-ministrit Mediu në kuadër të anëtarësimit të vendit në NATO.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›