E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gurakuqi formon një parti të re

Pas përpjekjes për të marrë Partinë Demokristiane, Anton Gurakuqi, shpalli dje partinë e re. Aleanca për Vlerat Njerëzore është subjekti më i ri politik i cili do të drejtohet nga Gurakuqi aktualisht zv/ministër i Jashtëm. Sipas tij, kjo parti nuk do të përfshihet në këto zgjedhje, synimi është në vitet e ardhshme. Sipas Gurakuqit, slogani i Partisë Aleanca për Vlerat Njerëzore është mbrojtja e jetës, familjes dhe dinjitetit njerëzor. "Nuk kanë mjaftuar as 80 për qind e anëtarësisë, e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së PDK-së, që më në fund, ligji të triumfonte mbi paaftësinë, drejtësinë e politizuar dhe korrupsionin", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›