E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takohet me Menduh Thaçin



Kryeministri Sali Berisha u takua dje me kreun e PD-së së Maqedonisë, Menduh Thaçi, një ditë pasi u takua me kreun e PDI-së, Ali Ahmeti. Në një prononcim për mediat, kreu i Qeverisë vuri sërish theksin te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. "Dua të theksoj se Marrëveshja e Ohrit përbën arritjen më madhore të shqiptarëve. Arritje të mëdha janë shënuar në zbatimin e saj, por zbatimi i plotë i kësaj Marrëveshje, në të gjithë gamën dhe spektrin, është jo vetëm interesi më i mirë dhe më i domosdoshëm i shqiptarëve, por ky është interesi më i mirë i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë", tha Berisha. Ndërsa, sipas Thaçit, "sipas vlerësimeve tona, devijimi i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, po ashtu është një shqetësim i jashtëzakonshëm. Edhe kriza ekonomike u bashkëngjitet dy shqetësimeve të para".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›