Berisha takohet me të rinjtë në Vlorë/ Berisha: Liberalizimi i vizave brenda vitit të parë të mandatit tonë të dytë, objektivi parësor
Kryeministri Berisha ishte sot ne qytetin e Vlorës ku zhvilloi një takim me të rinj e të reja, nxënës dhe studentë.
Duke shprehur kënaqësinë që ndodhej mes tyre, Kryeministri Berisha tha se ky takim zhvillohej pas dy ngjarjeve shumë të rëndësishme për Vlorën dhe mbarë Shqipërinë, siç është anëtarësimi me të drejta të plota në NATO dhe paraqitja e kërkesës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Vlora dhe Shqipëria kishin shekuj që prisnin këto dy data. Këto dy data sot janë realitet’, u shpreh Kryeministri.
Duke theksuar se Vlora çdo ditë e më shumë bëhet metropol evropian i Shqipërisë, Kryeministri tha se Vlora është tashmë në rrugën e pakthyeshme drejt zhvillimit dhe modernizimit, për një jetë më të mirë për qytetarët e saj. “Vlora është sot epiqendër turistike kryesore e vendit, Vlora ka sot një nga qendrat universitare më te fuqishme të vendit. Vlora nga sot do të filloj të ndërtoj parkun industrial. Vlora ka sot burimin e vet energjetik. Vlora do të ketë njërin prej porteve me të mëdha të Mesdheut. Ky qytet do të ketë aeroportin e tij, ndaj dhe ju do të ndiheni gjithnjë e më shumë si të rinj e të reja, qytetarë të metropolit të vërtetë evropian.”
Kryeministri premtoi se në mandatin e dytë qeverisës, liberalizimi i vizave do të jetë objektivi kryesor për tu arritur. “Ne do të punojmë së bashku për mandatin tonë të dytë, për mandatin tuaj, mandatin e ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, mandatin e horizonteve të reja , e ëndrrave të shndërruara në realitet, mandatin e Vlorës metropol evropian, mandatin lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, mandatin e shkollimit më të mirë të të rinjve shqiptarë, mandatin e një Shqipërie tjetër, e një Shqipërie evropiane.”
Fjala e plotë e kreut të qeverisë
Është një kënaqësi e veçante tu përshëndes ju,shumë përzemërsisht, të takohem me ju, pas ngjarjeve të mëdha që ndryshuan Vlorën dhe mbarë Shqipërinë, pas ngjarjeve të mëdha që shndërruan në realitet ëndrrat tuaja më të bukura, më fisnike. Pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria paraqet kërkesën për anëtare në BE. Vlora dhe Shqipëria kishin shekuj që prisnin këto dy data. Këto dy data sot janë realitet, ndaj gëzuar ju , gëzuar çdo shqiptari, gëzuar mbarë shqiptarëve.
Të dashur të rinj dhe të reja!
Kam kënaqësinë që takohem sot me ju në një kohe kur Vlora çdo ditë e me shumë bëhet metropol evropian i Shqipërisë. Vlora është sot epiqendër turistike kryesore e vendit Vlora ka sot një nga qendrat universitare më te fuqishme të vendit. Vlora nga sot do të filloj të ndërtoj parkun industrial. Vlora ka sot burimin e vet energjetik. Vlora do të ketë njërin prej porteve me të mëdha të Mesdheut. Vlora do të ketë aeroportin e vet, ndaj dhe ju do të ndiheni gjithnjë e më shumë si të rinj e të reja, qytetarë të metropolit të vërtetë evropian.
Të dashur të rinj e të reja,
Për qeverisjen time, projekti i më i bukur i Shqipërisë, projekti më i bukur i Vlorës është në mendjen tuaj, në zemrat tuaja, në shpirtin tuaj. Ndaj dhe unë kam bërë zgjedhjen time, do të bëj gjithçka për ju që ju të bëni Vlorën dhe Shqipërinë ashtu siç ju e doni vetë. Në katër vite ne trefishuam numrin e studentëve nga 52 mijë në 150 mijë. Në katër vitet që vijnë ky numër do të arrijë në 160 mijë studentë. Diplomat tuja janë vektorë të zhvillimit të Shqipërisë. Ne do të bëjmë çdo gjë që ju të shkolloheni në kushtet më të mira. Sa më të ditur të jeni ju, aq më e bukur do të jetë Vlora, aq më e bukur do të jetë Shqipëria. Sot ne kemi dyfishuar buxhetin për arsimin dhe unë ju garantoj se do ta trefishojmë atë, në katër vitet që vijnë. Internet dhe kompjuter për çdo të ri shqiptar, është premtimi im për ju. Unë e di se për ju pas familjes, shkollës, ndjesia evropiane është ndjesia kryesore. Ju do të lëvizni si të gjithë të rinjtë e Evropës, ndër më të bukurit, ndër më të diturit. Liberalizimi i vizave brenda vitit të parë, të mandatit tonë të dytë është objektivi ynë, është premtimi ynë dhe ne do ta mbajmë atë.
Shqipëria është sot kantier ndërtimi nga Konispoli në Valbonë. Nga Morina e Kukësit, në Qafë Plloçë, në Levan , në Vjosë e kudo. Vlora së shpejti do të nisë punimet për njërin prej porteve më të mëdha të Mesdheut, port i cili punëson jo më pak se 50 mijë qytetarë të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë. Në këto vite janë firmosur me dhjetëra kontrata të cilat punësojnë dhjetëra e mijëra punëtorë, specialistë, ekspertë. Ndaj dhe ne do të punojmë me përkushtim, do të bëjmë çdo gjë, për punësimin tuaj, derisa dhe një i ri i vetëm të ketë nevojë për punë në Shqipëri.
Të rinj dhe të reja të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë,
Anëtarësimi ynë në NATO, pas ditës së pavarësisë, është arritja jonë më e madhe. Vlora dhe mbarë Shqipëria do të jenë njëherë e përgjithmonë të sigurta, do të ndërtojnë të ardhmen të lirë, dinjitozë, ashtu siç e meritojnë. Së shpejti, së bashku do ti shndërrojnë ëndrrat në realitet. Ne kishim si ëndërr anëtarësimin në NATO, dhe e arritëm atë. Ne kishim ëndërr anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sot jemi më afër se kurrë. Ne kishim ëndërr lëvizjen e lirë dhe sot jemi më afër se kurrë. Ne kishim ëndërr që kombi ynë të qëndronte një. Hapja e tunelit të Kalimashit, është tuneli që bashkon shqiptarët . Është tuneli që sjell Prishtinën në Vlorë, në Tiranë, në Durrës, që sjell Kosovën në brigjet tona.
Në katër vitet që vijnë arsimi do të jetë përparësia jonë më madhore. Në katër vitet që vijnë nuk do të ketë të ri, që mbaron shkollën 9 vjeçare , që të mos vazhdojë shkollën e mesme, në rast se ai dëshiron, nuk do të ketë të ri, që mbaron shkollën e mesme dhe nuk vazhdon universitetin në rast se ai dëshiron.
Ne do të punojmë së bashku për mandatin tonë të dytë, për mandatin tuaj, mandatin e ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, mandatin e horizonteve të reja , e ëndrrave të shndërruara në realitet, mandatin e Vlorës metropol evropian, mandatin lëvizjes së lirë të qytetar
ëve shqiptarë, mandatin e shkollimit më të mirë të të rinjve shqiptarë, mandatin e një Shqipërie tjetër, e një Shqipërie ashtu siç e ëndërrojmë ne, e një Shqipërie evropiane.
...