E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon Haradinaj, bashkëpunim PD-PAA

Kryeministri Berisha priti sot në një takim delegacionin e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të kryesuar nga kryetari i saj, Ramush Haradinaj. Gjatë këtij takimi u diskutua bashkëpunimi mes PD e PAA. 

TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot në një takim delegacionin e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të kryesuar nga kryetari i saj, Ramush Haradinaj dhe ish-Kryeministër i Kosovës.
Haradinaj ndërsa uroi Kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet e fundit shprehu vullnetin që lidhjet mes dy vendeve të konsolidohen përfshirë këtu dhe kontaktet mes dy partive politike.
Në këtë kontekst, u shpreh Kryeministri Berisha është e rëndësishme që shqiptarët të kenë një sens realist për kombin dhe se duhet punuar në drejtim të afrimit të njerëzve të të dy vendeve, duke sfiduar përpjekjet që mbajnë larg shqiptarët nga njeri- tjetri.
Kryeministri Berisha vuri theksin tek bashkëpunimi në fushën e arsimit, turizmit, kulturës. Po sot Berisha dhe Haradinaj nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi mes Partisë Demokratike dhe Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që synon zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy partive politike, duke u bazuar në përcaktime programore të përbashkëta, të orientimit politik të qëndrës së djathtë për zhvillimin e demokracisë, ekonomisë së tregut të lirë, afirmimin e vlerave kombëtare dhe integrimin euro-atlantik.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›