E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Gjykatësja federale, Sonja Sotomajor afër konfirmimit historik për në Gjykatën e Lartë

Senati amerikan pritet të votojë sot për kandidaten e Presidentin Barak Obama, gjykatësen federale, Sonja Sotomajor për në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.

Senatorët Xhad Greg dhe Kit Bond ishin republikanët më të fundit që njoftuan dje se synojnë të votojnë për gjykatësen Sotomajor, duke e çuar në të paktën 9 numrin e senatorëve republikanë që zotohen të mbështesin kandidaturën e saj.

Ndërkohë që demokratët kanë shumicën në Senatin me 60 vende, 55 vjeçarja Sotomajor pritet të bëhet gjykatësja e parë latine dhe gruaja e tretë anëtare e Gjykatës së Lartë.

Gjatë dy ditëve të fundit të debatit rreth kandidaturës së zonjës Sotomajor, shumë republikanë thanë se gjykatësja veterane do t'i marrë vendimet sipas bindjeve të saj personale. Por demokratët e përshkruan atë si një gjykatëse të moderuar me eksperiencë.

Komisioni i Senatit për çështjet juridike votoi javën e kaluar me 13 vota pro dhe 6 kundër, kryesisht sipas përkatësive partiake, për ta kaluar kandidaturën e zonjës Sotomajor për votim në gjithë Senatin.     (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›