Vendimi për tokën e papunuar, PS: Sjell konflikt
PS ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të hartuar një projektligj që kufizon të drejtën e përdorimit të tokës bujqësore të papunuar. Shalsi theksoi se pas projektligjit që bie ndesh me Kushtetutën fshihen interesa të Berishes.
TIRANË- Selia rozë reagon një ditë pas vendimit të qeverisë për të hartuar një projektligj që kufizon të drejtën e përdorimit të tokës bujqësore, duke ia marrë kujtdo që nuk e punon. Sipas Partisë Socialiste, pas këtij projektligji që bie ndesh me Kushtetutën fshihen interesa të kryeministrit Berisha.
Deputeti socialist, Eduard Shalsi deklaroi se “ prekja e pronës cënon rëndë parimet kushtetuese dhe mund të shkaktojë një konflikt social me përmasa të mëdha”.
Shalsi tha se "nuk janë mekanizmat administrative të konfiskimit të tokës ato që do të zgjidhin problemin”.
Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, Kryeministri Berisha kërkoi hartimin e ligji që do të përcaktojë qëndrimin e shtetit ndaj tokës së papunuar, që parashikon që kjo tokë të kalojë në fondin e komunës kundrejt një takse të caktuar. (e.n/BalkanWeb)