Delvinë, asgjësohen 1050 rrënjë kanabis sativa
Burime nga policia e Sarandës konfirmojnë se janë asgjësuar 1050 rrënjë kanabis sativa të mbjella në një sipërfaqe prej disa hektarësh në rrethin e Delvinës. Ky është aksioni i parë i këtij lloji në këtë zonë.
DELVINE- Ka përfunduar aksioni i parë antikanabis në rrethin e Delvinës. Burime nga policia e Sarandës konfirmojnë se janë asgjësuar 1050 rrënjë kanabis sativa të mbjella në një sipërfaqe prej disa hektarësh.
Mësohet se kanabis u zbulua në vendin e quajtur Pigadhe në fshatin Vergo.
Ndërkaq vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kultivuan bimët narkotike.
Ky është aksioni i parë i këtij lloji në rrethin e Delvinës, ndërsa pritet që të ketë operacione në zona të tjera për të cilat dyshohet të ketë parcela të tilla.
Sipas policisë kjo është sasia më e madhe e asgjësuar në Delvinë, krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme.
(e.n/BalkanWeb)