Gjashtë të dyshuarve për terrorizëm u mohohet lirimi me kusht
Një
gjykatës në Ralei të Karolinës Veriore u ka mohuar lirimin me kusht gjashtë prej
tetë të dyshuarve për terrorizëm, duke thënë se ata përbëjnë rrezik për
publikun. Në mesin e atyre që u është mohuar lirimi me kusht është edhe Hysen
Sherifi nga Kosova.
Gjykatësi e mori vendimin dje pasi dëgjoi inçizimet e hetuesve të të dyshuarve duke diskutuar komplotet e tyre për të organizuar sulme në vendet e huaja. Ai gjithashtu tha se gjashtë të dyshuarit për terrorizëm do paraqisnin rrezik nëse fluturonin me avion.
Seanca e të dyshuarit të shtatë është shtyrë sepse avokati i tij u tërhoq nga ky rast, duke përmendur një konflikt interesi. I dyshuari i tetë mendohet të jetë në Pakistan.
Të dyshuarit u paditën muajin e kaluar me akuzën për konspiracion me materiale për të mbështetur terroristët, dhe konspiracion për të kryer vrasje jashtë vendit.
Autoritetet thanë se ky grup ka trajnime për përdorimin e armëve në Karolinën Veriore. Ata mund të ndeshen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë.//kk//