E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misioni 4 në Hadrianapolis nga arkeologë të huaj

Arkeologet e misionit në Hadrianopolis kanë zbritur në terren për të katërtën herë për të zbuluar planimetrinë dhe funksionet e qytetit romak. Risia këtë vit pritet të jetë dhe organizimi i një shfaqje teatrale. 

GJIROKASTËR- Pak ditë më parë ka nisur misioni i katërt arkeologjik në Hadrianapolis dhe në luginën e Drinos. Nismëtarë dhe bashkëpunëtorë të këtij projekti të vecantë në Gjirokastër janë ekipi nga një universitet në Itali, Instituti Arkeologjik Shqiptar, Universiteti i Gjirokastrës dhe ai i Oksfordit në Itali. Qëllimi i misionit nisur vite më parë synon në thellimin e gërmimeve në qytetin romak për zbulimin e planimetrisë dhe funskioneve të tij.

Në datën 11 gusht do të jetë në Gjirokastër dhe ne Hadrianopolis, regjizori dhe skenografi i famshëm ,drejtori artistik i festivalit Macerata Opera, maestro Pier Luigi Pizzi i cili do të ketë si detyrë të verfifkojë mundësinë për realizimin e një shfaqeje teatrale në teatrin e Hadrianopolis.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›