Berisha takon Frid: Mirëpresim ish-të dënuar të Guatanamos
Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje se Shqipëria do të presë të tjerë ish-të dënuar nga burgu i Guantanamos. Z. Berisha, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane, Daniel Frid dhe ambasadori John Withers, zhvilluan dje një takim në ambientet e vilës 30 në ish-Bllok. Menjëherë pas takimit Kryeministri Berisha kryeministri la të kuptohet se shumë shpejt, Shqipëria do të strehojë të tjerë ish-të burgosur nga burgu i Guantanamo Bay. Megjithatë, Berisha konfirmoi se u ka bërë të qartë amerikanëve, se këta ish të burgosur, nuk duhet të jenë ujgurë. “Nuk duam të komplikojmë më tej marrëdhëniet me Kinën”, - tha kreu i qeverisë, Sali Berisha. Në këtë rast kreu i qeverisë kujtoi edhe rastin e mëparshëm. Ai bëri të qartë se edhe në të kaluarën ka kërkuar mbylljen e këtij burgu famëkeq, por sipas tij, ky qëndrim bazohet në një çështje të drejtash njeriu. "Natyrisht ne nuk mund të presim më ujgurë, sepse marrëdhëniet me Kinën kanë një rëndësi të veçantë", - u shpreh Kryeministri Sali Berisha. Ai përmendi më tej: “Në takimin që unë kam pasur në janar me Sekretaren e Shtetit Clinton, kam shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për t’iu përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të marrë të tjerë ish të burgosur nga burgu i Guantanamos”.