E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, SHBA, masa paraprake: Qytetarët amerikanë të mos lëvizin në bulevard

Deklaratat e fundit të opozitës shqiptare, duke paralajmëruar edhe dhunë të mundshme kanë trembur ndërkombëtarët. Përfaqësitë diplomatike në vendin tonë jo vetëm kanë përsëritur në mënyrë të vazhdueshme apelin për dialog në Parlament, por dje kanë shprehur shqetësim edhe për ruajtjen e rendit publik. Protesta e paralajmëruar e opozitës dhe skenarët e saj për bllokimin e kryqëzimeve të mëdha në kryeqytet ka bërë që ambasada amerikane tu kërkojë qytetarëve të saj të mos lëvizin në bulevard. Ambasada amerikane në Tiranë lajmëron qytetarët e SHBA-së në Shqipëri të shmangin lëvizjen në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë gjatë zhvillimit të protestës së paralajmëruar në kryeqytet, - thuhet në njoftimin e kësaj ambasade. Gjithashtu, në këtë apel u kërkohet qytetarëve amerikanë të shmangin lëvizjen pranë zonave të grumbullimit të njerëzve edhe në aksin e bulevardit kryesor. Njoftimi thekson se edhe pse aktivitetet publike janë paraprakisht pa rrezikshmëri, situata mund të ndryshojë, ndaj është e rekomanduar që qytetarët amerikanë të mos ekspozohen në këto ambiente për sa kohë vazhdojnë protestat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›