“Serbia nuk mund të ketë politika të dyfishta”
16/02/2010 Intervista e Presidentit Topi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, shprehet mosbesues mbi njohjen së afërmi nga Serbia të pavarësisë së Kosovës, por nga ana tjetër vlerëson që ajo nuk mund të bëjë politikë me dy linja. Kreu i shtetit shqiptar ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve “Kosova Press”, ku flet edhe për përpjekjet e Shqipërisë për njohjen e mëtejshme të këtij shteti të ri, pas dy vjetësh që ai ka fituar pavarësinë, si dhe vlerësimet për Kosovën e sotme. “Rajoni ynë sot duhet të imponojë që mentalitete të vjetra të lidhura me retorika të betejave, që u kanë shkaktuar shumë drama popujve të Ballkanit, patjetër të dalin jashtë mode, dhe të gjithë së bashku t’i afrohen një politike të bashkëpunimit në interes të vendeve dhe popujve tanë. Askush nuk mund të bëjë politikë me ambiguitet, pra me dy linja. Në rast se ne inkurajojmë që edhe Serbia të bëhet pjesë e botës evropiane, ajo duhet të pranojë edhe vendimet që ka marrë bashkësia evropiane, të njohë Kosovën si shtet të lirë, sovran, të pavarur”, theksoi Topi. Ai në këtë mënyrë iu përgjigj interesit të gazetarit Shkëlzen Çoça mbi reflektimin në raport me Kosovën të përafrimit që kanë paralajmëruar Kryeministri dhe ministri Jashtëm i Shqipërisë me Beogradin zyrtar. “Ne inkurajojmë dialogun dhe natyrisht jemi kritikë aty ku ky dialogu cenohet nga deklarata ultranacionaliste dhe kjo është dëshmuar edhe në tryezat e zhvilluara kohë më parë, ku është parë edhe një tendencë e shprehur e politikës serbe për t’u kthyer në retorikat ultranacionaliste”, vijoi ai. Më 17 shkurt Kosova feston 2-vjetorin e pavarësisë, dhe pikërisht pas dy vjetësh Presidenti Topi vlerëson arritjet e deritanishme. “Institucionet e Kosovës, lidershipi politik, partitë politike në përgjithësi dhe shoqëria e Kosovës kanë arritur të projektojnë në mënyrë definitive ndërtimin e një shteti multietnik, çka do të thotë që pavarësisht nga traumat e së kaluarës, ky popull vital, martir, por edhe modern, di të ngrejë të ardhmen e një shteti, që detyrimisht do të dijë të veprojë me standardet e botës euroatlantike. Pjesëmarrja e autoriteteve të Kosovës dhe e Presidentit Sejdiu në tryeza e në takime bilaterale dhe rajonale është kontribut i drejtpërdrejtë i angazhimit të autoriteteve të Kosovës për të qenë pjesë e politikave të paqes dhe sigurisë rajonale”, tha kreu i shtetit shqiptar.
Njohja e Kosovës
Përpjekjet për njohjen e Kosovës, për Presidentin Topi kanë qenë gjithmonë në vëmendjen e aktorëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Sipas tij, stabilizimi i Kosovës do të përshpejtojë këtë proces me ritme edhe më të shpejta, përfshirë edhe integrimin e serbëve të Kosovës. “Ka lëvizje diplomatike, politike edhe aty ku ne kemi pasur pamjaftueshmëri të këtij aksioni politik dhe diplomatik, për ta njohur, si dhe për ta bërë Kosovën një pjesë të rëndësishme edhe të OKB-së”, tha Topi. Besoj, vijoi ai, se sa më e stabilizuar që të jetë Kosova, sa më garanci të japin institucionet, aq më shumë do të shtohet besoj edhe qetësia te serbët e Kosovës për të pranuar të jetojnë në atë Kosovë, që konsiderohet si një shtet multietnik. Për politikën serbe Presidenti i Republikës shqiptare kërkoi që ajo t’u largohet provokimeve. “Është një vizion shumë demokratik, evropian që politika serbe duhet t’u largohet provokimeve, sidomos në veriun e Kosovës, dhe dua të jap mesazhe inkurajuese, që edhe popullsia serbe në Kosovë të bashkëjetojë me popullsinë shqiptare pa komplekse të së kaluarës”, përfundoi ai.