Ministri Halimi: Mbrojtje për njerëzit e drejtësisë
Pas kërcënimit te një gjyqtari në Gjykatën e Krimeve të Rënda
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi deklaroi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me KLD-në për inspektimet, se angazhimin e strukturave shtetërore në mbrojtjen e punonjësve të sistemit të drejtësisë. Duke iu përgjigjur interesimit të medias, lidhur me masat e marra pas kërcënimit te një gjyqtari në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ministri Halimi theksoi se, “nuk ka pasur në dijeninë time, as edhe një rast të vetëm që një punonjës i drejtësisë, qofte ky gjyqtar, prokuror, apo oficer policie të ketë kërkuar mbrojtje dhe institucioni përkatës, që përbëhet nga ekspertë të ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Drejtësie, Policisë etj, të mos ketë reaguar në mënyrë të menjëhershme”. Deklarata e ministrit Halimi u bë pas një aktiviteti në fushën e sistemit të drejtësisë.
...