E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon bordin drejtues të gazsjellësit

Kryeministri Berisha takohet me Bordin Drejtues të projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik. Shefi i qeverisë shqiptare është takuar me drejtorin e projektit Robert Klein dhe përfaqësues të kompanisë finlandeze "StatoilHydro", Jan Mikal Heiberg dhe Irene Rummelhoff dhe asaj zvicerane EGL Markus Brokhof dhe Hans Schulz. Bordi Drejtues bëri mbledhjen e tij në Shqipëri, meqenëse Shqipëria është vendi kryesor i këtij projekti gazsjellësi. Qëllimi i mbledhjes ishte prezantimi i arritjeve dhe vizioni i këtij projekti në të ardhmen. Ata u shprehën të sigurt që fillimi i këtij projekti do të jetë i shpejtë dhe se roli i Shqipërisë në mbështetjen dhe nxitjen e tij në rajon është vital. Kryeministri Berisha bëri me dije se ky projekt e fut Shqipërinë në hartën e gazit dhe është i dyti pas atij italian të kompanisë "Falcone". Kryeministri falënderoi Bordin Drejtues të këtij projekti për besimin që kanë te vendi i tij për ndërmarrjen e kësaj nisme të madhe dhe i garantoi mbështetjen e mëtejshme të tij dhe të qeverisë. "Projekte të tilla janë me rëndësi të madhe strategjike, politike dhe ekonomike", u shpreh Berisha.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›