Rënia e laburistëve, fundi i utopisë
Rruga me emrin "Sheinkin" në
Tel Aviv ndodhet në mes të një
kaosi përvëlues. Pikërisht këtu,
në një godinë të verdhë, deri 13 vjet
më parë hartohej e publikohej "Davar",
gazeta e sindikatës izraelite Histradut,
që së bashku me Partinë Laburiste
mbajti vendin nën kontroll
për dhjetëvjeçarë me radhë. Me kalimin
e viteve, godina u bjerr dhe u la
pas dore, me qëllimin e vetëm që në
vend të saj të ngrihej një ndërtesë e
re dhe moderne. "Izraelin do ta
veshim me çimento dhe beton",
thoshte një këngë e vjetër izraelite e
viteve ‘50. Çimento, beton dhe socializëm.
Të gjitha materiale importi nga
Evropa, që emigrantët e rinj nisën t‘i
"mbjellin" në Lindjen e Mesme për të
ngritur atdheun e ri dhe mbi të gjitha
"njeriun e ri".
Sipas një historiani hebre, e majta
izraelite i ka përkitur gjithmonë një
elite të caktuar. Në Izrael, socializmi
nuk lindi si pasojë e përkeqësimit të
situatës ekonomike të proletariatit,
sepse proletariati nuk ekzistonte. Ai
u importua së bashku me arkitekturën,
artin dhe letërsinë. Sot
sindikata e famshme Histradut është
reduktuar në një organizatë me
shumë pak anëtarë dhe vetë lëvizja
laburiste përfaqësohet në Parlament
me numrin më të vogël të deputetëve
që ka pasur gjatë gjithë historisë së
saj që nga krijimi. Sipas shumë analistëve
politikë hebrenj, rezultati
zgjedhor për laburistët ishte një "Holokaust
elektoral". Kjo sepse Ehud
Barak, ministri i Mbrojtjes dhe lideri
i partisë, nuk ia doli që të prezantonte
një plan të saktë kundër krizës globale
që ka goditur rëndë vendin. Kjo
parti u përqendrua shumë te çështjet
e sigurisë, në vend që t‘u ofronte
mundësi të reja e zgjidhje konkrete
mijëra izraelitëve që pritet të humbasin
vendet e punës gjatë muajve
të ardhshëm.
Ehud Barak vetë është rritur në
një kibuc, vend në të cilin pak ditë
para votës mbolli një pemë, por ai
nuk arriti që të merrte asnjë fryt. Ato
shkuan në favor të Partisë së
Kadimës dhe ministres së Jashtme,
Livni, edhe pse kibucët tradicionalisht
kanë qenë gjithmonë mbështetëset
kryesore të laburistëve. Kadima,
partia e qendrës, e themeluar
nga Ariel Sharon, që ndodhet ende
në gjendje kome dhe e drejtuar nga
Livni, ka marrë 31.1% të votave
kundër 30.6% të laburistëve. Në
radhët e shtresës së mesme humbja
mori përmasat e një masakre: 28.8%
kundër 16.5%. Mendësia mbizotëruese
që çoi në një votim të tillë
ishte se mundësia e vetme për të
ndalur fitoren e Natanjahut, të Partisë
Likud, ishte vota pro Partisë së
Kadimës. Kriza aktuale e së majtës
izraelite është në fakt shumë më e
hershme.
Pas dështimit të bisedimeve të
Kemp Dejvid, Ehud Barak i bindi
izraelitët që mes palestinezëve nuk
ekziston asnjë person i aftë për të
bërë dialog. Tre vjet më pas, Atiel
Sharon mundi në zgjedhje Amram
Mitzna dhe e bëri të tijën idenë e laburistëve
për tërheqjen nga Rripi i
Gazës. Vetëm se, sipas shumë anal
istëve, zbatimi i kësaj ideje nga ana e
Sharonit nuk u bë në mënyrën e duhur.
Një ndryshim i madh ndodhi në
vitet ‘80, kur kibucët socialistë nisën
të qeveriseshin me metoda kapitaliste.
Që në atë kohë, njerëzit i bënë
vetes pyetjen: Ǒlloj socializmi është
ky? E ndërkohë, hije jo të vogla bien
edhe mbi figurën e vetë Ehud Barakut,
ushtarakut më të dekoruar në
historinë e Izraelit. Pas dështimit në
zgjedhjet e vitit 2001 kundër Sharonit,
Barak themeloi një shoqëri, që para
rikthimit të tij në politikë faturoi thuajse
6 milionë dollarë, pa llogaritur këtu
të gjitha paratë e fituara nga Baraku
përmes konsulencave dhe konferencave
që dha nëpër botë. Banesa e tij
ndodhet në katin e 32-të të
qiellgërvishtësve "Akirov" (kulla su
analperluksoze
që ndodhen në veri të Tel
Avivit). Nga majat e këtyre kullave
është shumë e vështirë që të të bjerë
në sy se si jeton dhe vuan Izraeli i
varfër, por së fundmi edhe ai i
mesëm.
Analistët mendojnë se e majta
izraelite duhet që të mbyllë një herë
e mirë hesapet me mënyrat e së shkuarës
dhe duhet të tentojë në
gjetjen e recetave të reja socialdemokrate
që fokusohen më shumë
te njerëzit e thjeshtë, te të rinjtë, tek
emigrantët rusë. Fundi i partisë nisi
në fakt në vitin 1977, atëherë kur e
djathta e Menachem Begin ua mori
qeverisjen laburistëve për herë të
parë pas plot 29 vitesh pushteti të pakundërshtueshëm.
Drama që u konsumua
në këto zgjedhje nuk është
thjesht dobësimi i partisë, por zhdukja
e një lëvizjeje që për dhjetëvjeçarë
me radhë ka ndërmarrë
vendime të guximshme, ka ngritur
industri dhe ka hapur rrugë, duke e
shndërruar kultin e punëtorit, në
kultin e një shoqërie të tërë. Një nga
goditjet më të rënda për laburistët
ishte edhe lufta e 6 ditëve, kur edhe
laburistët e lanë veten të përfshihen
nga euforia e luftës. Pikërisht në atë
moment partia humbi njëherë e
mirë identitetin e saj.
Tel Aviv ndodhet në mes të një
kaosi përvëlues. Pikërisht këtu,
në një godinë të verdhë, deri 13 vjet
më parë hartohej e publikohej "Davar",
gazeta e sindikatës izraelite Histradut,
që së bashku me Partinë Laburiste
mbajti vendin nën kontroll
për dhjetëvjeçarë me radhë. Me kalimin
e viteve, godina u bjerr dhe u la
pas dore, me qëllimin e vetëm që në
vend të saj të ngrihej një ndërtesë e
re dhe moderne. "Izraelin do ta
veshim me çimento dhe beton",
thoshte një këngë e vjetër izraelite e
viteve ‘50. Çimento, beton dhe socializëm.
Të gjitha materiale importi nga
Evropa, që emigrantët e rinj nisën t‘i
"mbjellin" në Lindjen e Mesme për të
ngritur atdheun e ri dhe mbi të gjitha
"njeriun e ri".
Sipas një historiani hebre, e majta
izraelite i ka përkitur gjithmonë një
elite të caktuar. Në Izrael, socializmi
nuk lindi si pasojë e përkeqësimit të
situatës ekonomike të proletariatit,
sepse proletariati nuk ekzistonte. Ai
u importua së bashku me arkitekturën,
artin dhe letërsinë. Sot
sindikata e famshme Histradut është
reduktuar në një organizatë me
shumë pak anëtarë dhe vetë lëvizja
laburiste përfaqësohet në Parlament
me numrin më të vogël të deputetëve
që ka pasur gjatë gjithë historisë së
saj që nga krijimi. Sipas shumë analistëve
politikë hebrenj, rezultati
zgjedhor për laburistët ishte një "Holokaust
elektoral". Kjo sepse Ehud
Barak, ministri i Mbrojtjes dhe lideri
i partisë, nuk ia doli që të prezantonte
një plan të saktë kundër krizës globale
që ka goditur rëndë vendin. Kjo
parti u përqendrua shumë te çështjet
e sigurisë, në vend që t‘u ofronte
mundësi të reja e zgjidhje konkrete
mijëra izraelitëve që pritet të humbasin
vendet e punës gjatë muajve
të ardhshëm.
Ehud Barak vetë është rritur në
një kibuc, vend në të cilin pak ditë
para votës mbolli një pemë, por ai
nuk arriti që të merrte asnjë fryt. Ato
shkuan në favor të Partisë së
Kadimës dhe ministres së Jashtme,
Livni, edhe pse kibucët tradicionalisht
kanë qenë gjithmonë mbështetëset
kryesore të laburistëve. Kadima,
partia e qendrës, e themeluar
nga Ariel Sharon, që ndodhet ende
në gjendje kome dhe e drejtuar nga
Livni, ka marrë 31.1% të votave
kundër 30.6% të laburistëve. Në
radhët e shtresës së mesme humbja
mori përmasat e një masakre: 28.8%
kundër 16.5%. Mendësia mbizotëruese
që çoi në një votim të tillë
ishte se mundësia e vetme për të
ndalur fitoren e Natanjahut, të Partisë
Likud, ishte vota pro Partisë së
Kadimës. Kriza aktuale e së majtës
izraelite është në fakt shumë më e
hershme.
Pas dështimit të bisedimeve të
Kemp Dejvid, Ehud Barak i bindi
izraelitët që mes palestinezëve nuk
ekziston asnjë person i aftë për të
bërë dialog. Tre vjet më pas, Atiel
Sharon mundi në zgjedhje Amram
Mitzna dhe e bëri të tijën idenë e laburistëve
për tërheqjen nga Rripi i
Gazës. Vetëm se, sipas shumë anal
istëve, zbatimi i kësaj ideje nga ana e
Sharonit nuk u bë në mënyrën e duhur.
Një ndryshim i madh ndodhi në
vitet ‘80, kur kibucët socialistë nisën
të qeveriseshin me metoda kapitaliste.
Që në atë kohë, njerëzit i bënë
vetes pyetjen: Ǒlloj socializmi është
ky? E ndërkohë, hije jo të vogla bien
edhe mbi figurën e vetë Ehud Barakut,
ushtarakut më të dekoruar në
historinë e Izraelit. Pas dështimit në
zgjedhjet e vitit 2001 kundër Sharonit,
Barak themeloi një shoqëri, që para
rikthimit të tij në politikë faturoi thuajse
6 milionë dollarë, pa llogaritur këtu
të gjitha paratë e fituara nga Baraku
përmes konsulencave dhe konferencave
që dha nëpër botë. Banesa e tij
ndodhet në katin e 32-të të
qiellgërvishtësve "Akirov" (kulla su
analperluksoze
që ndodhen në veri të Tel
Avivit). Nga majat e këtyre kullave
është shumë e vështirë që të të bjerë
në sy se si jeton dhe vuan Izraeli i
varfër, por së fundmi edhe ai i
mesëm.
Analistët mendojnë se e majta
izraelite duhet që të mbyllë një herë
e mirë hesapet me mënyrat e së shkuarës
dhe duhet të tentojë në
gjetjen e recetave të reja socialdemokrate
që fokusohen më shumë
te njerëzit e thjeshtë, te të rinjtë, tek
emigrantët rusë. Fundi i partisë nisi
në fakt në vitin 1977, atëherë kur e
djathta e Menachem Begin ua mori
qeverisjen laburistëve për herë të
parë pas plot 29 vitesh pushteti të pakundërshtueshëm.
Drama që u konsumua
në këto zgjedhje nuk është
thjesht dobësimi i partisë, por zhdukja
e një lëvizjeje që për dhjetëvjeçarë
me radhë ka ndërmarrë
vendime të guximshme, ka ngritur
industri dhe ka hapur rrugë, duke e
shndërruar kultin e punëtorit, në
kultin e një shoqërie të tërë. Një nga
goditjet më të rënda për laburistët
ishte edhe lufta e 6 ditëve, kur edhe
laburistët e lanë veten të përfshihen
nga euforia e luftës. Pikërisht në atë
moment partia humbi njëherë e
mirë identitetin e saj.