G99: Drejtësia të hetojë e pa influencuar
Lëvizja G99 përshëndeti dje nisjen e procesit gjyqësor për vënien para drejtësisë të fajtorëve për tragjedinë e Gërdecit. Sipas saj, prokuroria duhet të vazhdojë të kryejë detyrën e saj për të hetuar aferën e cila mori 26 jetë njerëzish më 15 marsin e vitit të kaluar, pavarësisht presioneve të vazhdueshme nga mazhoranca qeverisëse. G99 i bën thirrje Kryeministrit dhe shumicës qeverisëse që të ndërpresin menjëherë presionet mbi sistemin gjyqësor dhe prokurorinë. "Opinioni publik shqiptar, familjet e 26 viktimave dhe gjithë të prekurit nga shpërthimi vrastar i 15 marsit, si dhe gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, kërkojnë dhe presin një gjykim të drejtë e të pa influencuar", vlerësoi G99.