E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollari prek kuotën e 100 lekëve, euro afër 130-s

Nuk ndalet dobësimi i monedhës vendase lek, e cila dje regjistroi nivelin më të ulët para dy monedhave të tjera, euros dhe dollarit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se monedha vendase është këmbyer për 100.96 lekë me dollarin amerikan, kurse me euron për 129.55 lekë. Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë paraqet një rritje të dollarit me 1.04 lekë ndaj valutës sonë, kurse euro me një rritje më të lehtë prej 0.13 lekësh. Megjithatë, tregu i këmbimit valutor, dje pa një euro që kapërceu kufirin e 130 lekëshit, ndërsa dollari arriti kuotën e tre vjetëve më parë. Vet Banka e Shqipërisë parashikon një situatë të përkohshme të dobësimit të lekut, e cila ndikohet më shumë nga mungesa e dërgesave nga emigrantët, por edhe e kërkesës së vazhdueshme për valutë të huaj. Për të zbutur disi situatën, qeveria, me anë të Ministrisë së Financave, po planifikon marrjen e një kredie prej 300 milionë eurosh nga banka e huaja.

Kursi i djeshëm

Dollari Amerikan 100.96 +1.04

EURO 129.55 +0.13

Paundi Britanik 142.93 -0.92

Franga Zvicerane 86.67 +0.20

Jeni Japonez JPY 112.11 +1.07



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›