E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimi në krizë, mblidhet asambleja

Problemet e vitit 2009, kriza ekonomike dhe përballja me të, do të jenë çështjet kryesore që Aktivi Kombëtar i Shoqatës së Ndërtuesve do të diskutojë sot në Tiranë. Situata në sektorin e ndërtimit nuk është pozitive dhe kjo duket nga të dhënat e fundit të tregtisë me jashtë, ku importi i materialeve të ndërtimit dhe i metaleve kishte pësuar rënie me rreth 15.7 për qind në muajin dhjetor 2008. Në takimin e sotëm, ndërtuesit do të propozojnë marrjen e disa masave, të cilat do të kërkojnë edhe mbështetjen e qeverisë. Edhe pse kostot e lëndëve të para në ndërtim kanë pësuar ulje në dy muajt e fundit, sektori po has vështirësi në gjetjen e tregut. Shoqata e Ndërtuesve kundërshtoi kohët e fundit edhe ligjin për urbanistikën, i cili nuk i jep drejtim shkurtimit të afateve për lejet e ndërtimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›