Kriza, - 360 milionë USD në dhjetor
Kriza financiare në botë ka prekur Shqipërinë. Ky fakt nuk përbën lajm po të mësojmë efektet e para negative, të cilat mendohet të jenë më të rënda nga çka parashikon qeveria dhe Banka e Shqipërisë. Pas lajmit se të ardhurat nga emigrantët kanë rënë me rreth 28 për qind, një tregues tjetër po dëshmon rrezikun që i kanoset vendit. Tregtia me jashtë regjistroi rezultatin më negativ të dhjetë viteve të fundit, e ndikuar më shumë nga rënia e eksporteve. Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi dje se, tregtia e jashtme, në muajin dhjetor 2008, shënoi një deficit rreth 360 milionë dollarë, në një kohë që mesatarja mujore nuk i kalonte 250 milionët. Për herë të parë, eksportet pësuan rënien më të madhe, rreth 23.4 për qind në krahasim me muajin nëntor 2008, ndërsa me dhjetorin 2007, rezulton një rritje tepër e lehtë prej 4 përqindësh. Sipas INSTAT-it, në muajin dhjetor të vitit 2008, u eksportuan rreth 70 milionë dollarë mallra. Lidhur me importet, u regjistruan rreth 430 milionë dollarë mallra që kanë hyrë në tregun tonë, me një rritje prej rreth 11 përqindësh në krahasim me muajin nëntor 2008 dhe rritje 24.5 për qind në krahasim me muajin dhjetor të 2007-ës. Si rezultat, deficiti tregtar i këtij muaji është 360 milionë dollarë, duke shënuar një rritje prej 21.4 përqindësh krahasuar me muajin nëntor 2008 dhe një rritje prej 29.2 përqindësh krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2007. Parashikimi i ekspertëve anonte mbi një rënie edhe të importeve, por faktet treguan të kundërtën, duke e rënduar edhe më shumë bilancin e ekonomisë. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: për eksportin, Austri, Kinë, SHBA, Ukrainë, Kosovë, etj., dhe për importin, Austri, Britani e Madhe, Gjermani, Ukrainë, Zvicër, etj.
Eksporti i grupit "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" u ul
46.4 për qind, "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" u ul
40.2 për qind, "Materiale ndërtimi dhe metale" u ul 36.4 për qind, "Ushqime, pije, duhan" u ul 35.4 për qind, etj. Të gjitha këto në krahasim me muajin nëntor tregojnë për një rënie të ekonomisë së atyre vendeve, ku Shqipëria kryen aktivitet tregtar.
Lidhur me importet, grupi "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" u rrit me 26 për qind, "Ushqime, pije, duhan" u rrit me 20.4 për qind, "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" u rrit me 13.4 për qind, etj., ndërsa importi i grupit "Materiale ndërtimi dhe metale" u ul me rreth 15.7 për qind, etj. Treguesi i fundit paralajmëron shenjat negative që po përjeton sektori i ndërtimit në vend. Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zuri 63 për qind, kurse partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia.
Importi i grupit "Materiale ndërtimi dhe metale" u ul me rreth 15.7 për qind
Viti eksporti importi deficiti % e mbulimit
2000 37,037 157,109 -120,072 23.6
2001 44,096 190,155 -146,059 23.2
2002 47,490 210,368 -162,877 22.6
2003 54,487 225,983 -171,496 24.1
2004 62,121 236,072 -173,951 26.3
2005 65,818 262,191 -196,373 25.1
2006 77,405 299,147 -221,742 25.9
2007 97,171 376,194 -279,023 25.8
2008 112,393 438,188 -325,795 25.6