Berisha takon drejtuesit e Goren Capital Group
Edhe izraelitët do të investojnë në sektorë të rëndësishëm të vendit tonë. Kryeministri Sali Berisha priti dje përfaqësuesit e kompanisë izraelite Goren Capital Group, të kryesuar nga z.Sam Gortler. Goren Capital Group është një kompani e njohur që ofron ekspertizë dhe konsulencë për projekte të mëdha. Gjatë takimit me Kryeministrin Berisha, përfaqësuesit e kësaj kompanie shprehën interes për të ofruar konsulencë në tërheqjen dhe menaxhimin e investimeve në porte, rafineri, energjetikë dhe në infrastrukturë.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha falënderoi investitorët izraelitë për projekt-idenë dhe i njohu me interesin e biznesit për investime në porte, miniera dhe në sektorin e energjitikës. Gjithashtu, Kryeministri Berisha garantoi përfaqësuesit e Goren Capital Group se qeveria e tij do të mbështesë projektet e tyre.
PD: Selmanllari s’ka lidhje me familjen Berisha
Partia Demokratike mohoi dje faktin që emërimi i Selmanllarit si shofer i ambasadës shqiptare në Romë, është sugjeruar nga familjarë të Kryeministrit Berisha. Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, bëri të ditur se Ministria e Jashtme po heton mbi emërimin e Arsen Selmanllarit si shofer në ambasadën shqiptare në Romë. Por ai, Gerti Bogdani, mohoi kategorikisht që emërimi i Selmanllarit të jetë sugjeruar nga familjarë të Kryeministrit. “Asnjë familjar apo i afërt i Kryeministrit nuk ka sugjeruar, propozuar apo mbështetur kandidaturën e këtij personi për shofer në ambasadë. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme po bën një hetim të plotë mbi emërimin e tij në këtë detyrë”, - thuhet në njoftimin për shtyp të zëdhënësit Bogdani. 33-vjeçar Selmanllari u arrestua të dielën në Milano të Italisë me 1 kilogram kokainë të fshehur në makinën e tij me targa diplomatike.