Qeveria jep me koncesion Ujin e Ftohtë në Vlorë
Këshilli i Ministrave ka vendosur dje që Ujin e Ftohtë në Vlorë ta japë me koncesion. Qeveria e ka parë me interes dhënien e këtij koncesioni për të rritur kapacitetet ujore në këtë qytet, por edhe më gjerë. Kontrata e koncesionit do të jetë e formës “BOT”, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe kompanisë “POLAR”. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe këshilli i basenit ujëmbledhës Vjosë, do të ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi.
Qeveria përcakton taksën për pasuritë minerare
Qeveria miratoi dje vlerën e saktë, në përqindje të rentës së pasurisë minerare, e cila do të jetë sipas vlerës së tregut. Për çdo mineral apo grup mineralesh vlera e tij përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, 15-ditshin e parë të muajit shkurt të çdo viti dhe taksa do të jetë 10 për qind. Kur prodhuesi i mineralit e përdor atë për të prodhuar koncentrat apo prodhime metalurgjike ose nënprodukte të naftës, ai e paguan rentën e pasurisë minerare në bazë të vlerës së mineralit të futur në koston e produkteve përfundimtare (koncentratit apo prodhimeve metalurgjike apo nënprodukte të naftës). Sasia dhe kostoja e mineralit/naftës, të përdorur, deklarohet nga përdoruesi dhe miratohet nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), sipas një udhëzimi, të miratuar nga ministri përkatës. Në rastin e eksportit të koncentrateve apo të prodhimeve metalurgjike a nënprodukteve të naftës, që kanë në bazë përdorimin e mineraleve dhe të naftës, eksportuesi duhet t’u paraqesë autoriteteve doganore dokumentin që vërteton origjinën e mineralit të përdorur për prodhimin e tyre. Në rastin e shitjes së pasurisë minerare për konsum final në tregun e brendshëm, renta minerare paguhet pranë organeve tatimore. Në rastin e eksportit të produkteve minerare, renta minerare paguhet në degët doganore. Në rast se organet tatimore dhe doganore vërejnë se çmimet e deklaruara të shitjes së produkteve minerare janë më të ulëta se çmimet e tregut, këto organe duhet t’i referohen dosjes me të dhënat e disponueshme për vlerën e eksporteve minerare, për përcaktimin e vlerës së shitjes së produkteve minerare.