Barak Obama portretizohet si njeri me vlera amerikane
Delegatët në kuvend shpërthyen në duartrokitje me mbërritjen e Mishell Obamës, bashkëshortja e kandidatit demokrat për president, Barak Obama.
“Unë vij këtu si një bashkëshorte, që e do burrin e saj dhe beson se ai do të jetë një President i mrekullueshëm”. Demokratët shpresojnë se Barak Obama do të hyjë në histori si Presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara. Mishell Obama thotë se ajo dhe burri i saj vijnë nga familje të ngjashme punëtore amerikane dhe u rritën me vlera të ngjashme që të punojnë rëndë dhe të sillen me njerëzit me dinjitet dhe respekt.
“Unë dhe Baraku e kemi ndërtuar jetën tonë duke u bazuar në këto vlera dhe duke ia kaluar ato brezit të ardhshëm, sepse ne duam që fëmijët tanë dhe të gjithë fëmijët e këtij vendi ta dinë se kufiri juaj i vetëm në arritjet tuaja është realizimi i ëndrrave tuaja dhe gatishmëria juaj për të punuar rëndë për t’i arritur ato”.
Senatori Obama nuk është në Denver, por ai përshëndeti mbrëmë delegatët me anë të një lidhjeje satelitore. Ai përshëndeti edhe dy vajzat e tij si dhe uroi gruan Mishell për fjalimin e saj. “Tani ju e dini se pse unë i kërkova asaj shumë herë që të dilnim bashkë, megjithëse ajo nuk pranonte. Ju keni nevojë për një President këmbëngulës”.
Një pikë emocionale e natës së parë të kuvendit ishte nderimi që iu bë senatorit Eduard Kenedi, një përkrahës i hershëm i Obamës, i cili para disa muajsh u diagnostikua me kancer në tru. Senatori është vëllai i fundit gjallë i ish-Presidentit Xhon Kenedi dhe një ikonë e Partisë Demokrate, që ka shërbyer në Kongresin amerikan për më shumë se 40 vjet. Ai u tha delegatëve entuziastë se ka ardhur koha që pishtari udhëheqës t’i kalohet brezit të ri.
"Erdha sonte këtu që të jem me ju për të ndryshuar Amerikën, për të kthyer të ardhmen tonë, për t’u ngritur në idealet tona më të mira dhe për të zgjedhur Barak Obamën Presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara”.
Përveç prezantimit të kandidatit Obama, një objektiv i rëndësishëm për demokratët është bashkimi i partisë së tyre pas zgjedhjeve paraprake, që zgjatën më shumë se zakonisht, si rezultat i konkurrencës së fortë midis zotit Obama dhe senatores Hillari Klinton.
Anketat e opinionit tregojnë se një numër i madh i përkrahësve të senatores së Nju Jorkut, ende të pakënaqur që ajo nuk mori emërimin e partisë, madje nuk u emërua nga senatori Obama si kandidate për nën-presidente, mund të votojnë për kandidatin republikan, Xhon Mekein në zgjedhjet e nëntorit.
Senatorja Klinton u ka bërë thirrje përkrahësve të saj që të mbështesin kandidatin demokrat Obama. Ajo mbajti dje një fjalim në kuvend, ku sulmoi ashpër përdorimin e fushatës mes demokratëve nga kundërshtarët e tyre republikanë për të sulmuar Obamën. “Është koha që ne të bashkohemi për t’i dhënë Amerikës një President si Obama”, - ka thënë Klinton, ndërsa duke cituar një antireklamë që përdorte fjalët e saj kundër Obamës, Klinton u shpreh se nuk i pranonte ato.
Atentat kundër Obamës në përvjetorin e Luter Kingut
Tre të arrestuar nga policia në Denver të pajisur me pushkë snajper dhe mjete të tjera ushtarake, kanë pranuar se donin t’i bënin atentat kandidatit për President, Barak Obama
Sipas AP dhe CBS
Një ditë para se Barak Obama të pranonte kandidaturën për President nga Partia Demokratike Amerikane, para një turme në fushë të hapur në 45-vjetorin e fjalimit të famshëm të Martin Luter Kingut (“Unë kam një ëndërr”) autoritetet në Denver janë duke hetuar për një atentat kundër njeriut që mund të jetë i pari President me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë.
Agjencitë amerikanë të lajmeve citojnë policinë e Denverit që njofton arrestimin e të paktën tre personave. “Tre persona janë arrestuar, një prej të cilëve u hodh nga kati i 6-të i një hoteli në tentativë për të shpëtuar”, - shkruan AP. Policia e Denverit pranoi se më parë kishte gjetur dy pushkë të fuqishme njëra e pajisur me dylbi. Njëra prej pushkëve ishte vjedhur në Kansas. Policia njoftoi gjithashtu gjetjen e një sërë materialesh të tjera kamuflazhi dhe ushtarake. Sipas kanalit televiziv CBS, një nga tre të dyshuarit i kishte pranuar policisë që ata "do të qëllonim Obamën nga një pikë e lartë, duke përdorur... pushkë ... dhe shënuar nga 750 jardë."
Megjithatë, autoritetet nuk e kanë cilësuar fort të rrezikshëm atentatin. Sipas tyre, asnjë rrezik nuk ka për jetën e kandidatit për President, Barak Obama. Sidoqoftë, reporteri i CBS, Brian Maass, i cili edhe dha i pari lajmin, arriti të futej brenda në burgun e qytetit dhe të intervistonte një nga të dyshuarit. "Kështu ti dhe shokët e tu po kërcënonit Obamën?" - pyeti Maas. "Po", - u përgjigj i dyshuari me emrin Nathan Johnson. "Duket se miqtë e tu nuk duan që Obama të bëhet president?" "Po", - u përgjigj sërish Johnson.
Policia lokale ndërkohë njoftoi fillimin e një hetimi të rreptë në bashkëpunim me agjencitë sekrete, FBI-në dhe antiterrorin. Nga ana tjetër, ata njoftuan se tre të arrestuarit ishin tani për tani vetëm nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, çka nënkupton se ata nuk shiheshin si të rrezikshëm.
Nga ana tjetër, masa të rrepta janë marrë për të mbrojtur kongresin e demokratëve në Denver dhe një numër i madh forcash po patrullojnë rrugët e qytetit. I pari që u arrestua ishte njëfarë personi i identifikuar si Tharin Robert Gartrell, 28 vjeç, i cili po i jepte një rimorkiatori të marrë me qira. Të tjerët u identifikuan si Nathan Johnson, 32 vjeç, i arrestuar pak kohë më vonë në një hotel dhe Shawn Robert Adolf, 33 vjeç, i cili u hodh nga kati i 6-të i hotelit dhe ra në një tarracë pak më poshtë duke thyer të dyja këmbët.