E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Është përkeqësuar krimi dhe korrupsioni

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi dje se vendi po bën hapa prapa për sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai akuzoi qeverinë si përgjegjëse për situatën. Klosi iu referua raportit të FMN-së, që sipas tij, vendi renditet shumë ulët për sa i përket zbatimit të ligjit. “Sipas këtij raporti, vendi vazhdon të renditet shumë ulët në nivelin e zbatimit të “Ligjit dhe Rendit”. Është 10 pikë më ulët se vendet me të ardhura të pakta, 20 pikë më ulët se mesatarja e të gjitha vendeve të botës, dhe është gati sa gjysma e vendeve, që janë bërë anëtare të BE-së tani së fundmi apo shumë më keq se Kroacia, vend që kërkon të hyjë në BE. Madje, vendi ynë renditet edhe më keq se Azerbajxhani, se Moldavia, se Kazakistani, se Bjellorusia apo se Serbia. Ndërkohë, në vend janë rikthyer vrasjet me snajper, silenciator dhe me maska. Bima që mbjellin më shumë shqiptarët mbetet hashashi dhe shteti ka zona ku akoma nuk arrin të jetë prezent. Pas vitesh sigurie dhe qetësie u rishfaqën kusarët që sulmojnë autobusët me turistë”, - tha Klosi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›