E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon parlamentarët francezë, vlerësohen marrëdhëniet e mira mes dy vendeve



Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim Grupin Parlamentar të miqësisë Francë – Shqipëri. Gjatë takimit, kryeministri Berisha ndau me parlamentarët francezë të njëjtin vlerësim për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, si dhe shprehën bindjen se këto marrëdhënie do të forcohen dhe më tej në të ardhmen, nisur nga fakti i mbështetjes që Franca dhe presidentit Sarkozi i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë lidhur me integrimin e saj në Bashkimin Europian. Kreu i Ekzekutivit i informoi parlamentarët francezë mbi zhvillimet e fundit në vend dhe me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për tërheqjen e investitorëve të huaj, përfshi edhe investitorët francezë.
Gjithashtu, kryeministri Berisha i njohu të pranishmit në këtë takim edhe me arritjet e Shqipërisë në drejtim të procesit të integrimit, luftën kundër krimit, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, si dhe me një sërë reformash të tjera të suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Përmbytjet, miratohet fondi prej 512 milionë lekësh për qarqet e Shkodrës dhe të Lezhës

Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave miratoi vlerën e kompensimit për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, në qarqet Shkodër dhe Lezhë në shumën 512 milionë lekë. Vendimi merret në përputhje me premtimin e qeverisë për të zhdëmtuar plotësisht çdo familje në përmasat e dëmeve, të krijuara nga përmbytja. Dëmin do ta përballojë qeveria, por do të kontribuojë dhe ndihmojë edhe KESH-i, i cili duhet të pranojmë se ka një performancë unike që kur është ndërtuar e gjer më sot. Janë të gatshme për t’u lëvruar gjatë këtyre ditëve, fonde të tjera të rëndësishme, për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar të zonës, në rrugë dhe argjinatura. Kryeministri Berisha, duke e konsideruar vendimin më të rëndësishëm të rendit të ditës së mbledhjes së qeverisë, theksoi se ai merret në përputhje me premtimin e qeverisë për të zhdëmtuar plotësisht çdo familje në përmasat e dëmeve, të krijuara nga përmbytja. Përllogaritjet, tha kryeministri, janë bërë nga autoritetet vendore, në bashkëpunim me autoritet e qarkut dhe kanë përfshirë të gjitha dëmet në shtëpi, orendi dhe dëmet e tjera në bagëti. Kryeministri kërkoi nga Ministria e Mjedisit të përllogarisë edhe dëmet e krijuara në rezervatet e peshkut, në këto zona, në mënyrë që edhe ky sektor të mund ta rimarrë veten sa më shpejt. Kryeministri Berisha informoi se janë të gatshme për t’u lëvruar gjatë këtyre ditëve, fonde të tjera të rëndësishme, për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar të zonës, në rrugë dhe argjinatura. Lidhur më rindërtimin e argjinaturave, Kryeministri kërkoi që Ministria e Bujqësisë ta shohë gjerësisht këtë problem, duke parë jo thjesht rregullimin, por rindërtim e plotë të tyre.

18 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›