PS, Beqja: “INSTAT-i kërkon të fshehë krizën ekonomike”
Partia Socialiste publikon sërish fakte mbi manipulimin e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të konsumit familjar nga ana e Institutit të Statistikave. Deputeti Ilir Beqja akuzoi dje INSTAT-in se përmes këtyre shifrave kërkon të fshehë krizën ekonomike në vend. Sipas tij, manipulimi më i madh është bërë me çmimet e ushqimeve, rritja e vlerës së të cilave është paraqitur më e vogël nga sa është në realitet. Deputeti Beqja deklaroi se shmangia më e madhe konstatohet tek ushqimet. Kështu, sipas tij, ushqimet janë shtrenjtuar 20–30%.
Deklarata
Sipas deputetit Beqja, INSTAT-i po fsheh të vërtetën e buxheteve familjare si e vërteta e fshehur në tunelit e Kalimashit. “Dinamiti u përdor në tunelin e Kalimashit në kundërshtim me parametrat teknikë, me qëllimin e vetëm që Sali Berisha të priste shiritin e përurimit të tunelit. Dinamiti i përdorur pa kriter ka shkatërruar strukturën shkëmbore të malit ku është hapur tuneli dhe shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për tunelin që nuk dihet se kur do të hapet”, - u shpreh Beqja, duke shtuar: “Si dinamiti i tunelit po përdoren sot të pavërtetat statistikore të fabrikuara nga INSTAT-i për të hapur rrugën e sukseseve imagjinare të qeverisë. Këto të pavërteta të prodhuara për të krijuar një realitet virtual mediatik po e thellojnë tunelin e krizës ekonomike shqiptare duke pasur një efekt dinamit mbi të”. Beqja theksoi se inflacioni është një element thelbësor në hartimin e politikave fiskale dhe monetare të çdo vendi.
INSTAT
Partia Socialiste e ka pasur në qendër të akuzave çdo ditë e më shumë INSTAT-in për manipulimet që bën në favor të qeverisë. Edhe pse drejtuesja e INSTAT-it, Ines Nurja, ka reaguar ditë më parë, PS-ja nuk është ndalur aspak të tregojë të vërtetën e shifrave para qytetarëve shqiptarë. Për të qartësuar akuzat e bëra nga PS-ja, Nurja i ka ftuar të gjithë drejtuesit, analistë, apo çdo individ që hedh dyshime mbi shifrat e INSTAT-it. Por, mbi të gjitha, i ka bërë një ftesë PS-së për të njohur statistikat e këtij instituti dhe më pas PS-ja të bëjë një deklaratë “të pamatur” në lidhje me punën e këtij institucioni duke cenuar rëndë imazhin e tij. “Puna që bën ky institucion nuk mund të vlerësohet nga dëshirat e politikanëve, çfarëdo spektri qofshin ato, dhe për të theksuar dhe njëherë që INSTAT-i nuk prodhon politika, INSTAT-i prodhon statistika", - ka thënë Nurja.
Kodi Grupet Peshat
Gjithsej 100.0
01. Ushqime dhe pije joalkolike 39.3
02. Pije alkolike dhe duhan 3.6
03. Veshje dhe këpucë 5.1
04. Qera, ujë lëndë djegëse dhe energji 16.3
05. Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë 10.0
06. Shëndeti 3.4
07. Transport 6.1
08. Komunikimi 2.6
09. Argëtim dhe culture 3.1
10. Shërbimi arsimor 1.4
11. Hotele, kafene dhe restorante 4.2
12. Mallra dhe shërbime të ndryshme 4.9
Kodi Grupet Anketa e Familjeve
2007
Gjithsej 100
01. Ushqime dhe pije joalkolike 47.7
02. Pije alkolike dhe duhan 4.3
03. Veshje dhe këpucë 6.2
04. Qera, ujë lëndë djegëse dhe energji 7.4
05. Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë 5.9
06. Shëndeti 4.1
07. Transport 6.2
08. Komunikimi 2.9
09. Argëtim dhe culture 3.1
10. Shërbimi arsimor 1.7
11. Hotele, kafene dhe restorante 5
12. Mallra dhe shërbime të ndryshme 5.5
Kodi Grupet Peshat Anketa e Familjeve Shmangia
2007
Gjithsej 100.0 100 0.0
01. Ushqime dhe pije joalkolike 39.3 47.7 8.4
02. Pije alkolike dhe duhan 3.6 4.3 0.7
03. Veshje dhe këpucë 5.1 6.2 1.1
04. Qera, ujë lëndë djegëse dhe energji 16.3 7.4 -8.9
05. Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë 10.0 5.9 -4.1
06. Shëndeti 3.4 4.1 0.7
07. Transport 6.1 6.2 0.1
08. Komunikimi 2.6 2.9 0.3
09. Argëtim dhe culture 3.1 3.1 0.0
10. Shërbimi arsimor 1.4 1.7 0.3
11. Hotele, kafene dhe restorante 4.2 5 0.8
12. Mallra dhe shërbime të ndryshme 4.9 5.5 0.6
18 Mars 2010